Mes imamëve të arrestuar mëngjesin e sotëm është edhe Shefqet Krasniqi, imami i xhamisë së madhe në Prishtinë, i akuzuar për nxitje të urrejtjes ndërfetare. Në pranga ka rënë edhe drejtuesi i partisë LISB-as (Lëvizja Islame Bashkohu), Fuad Ramiqi, 54 vjeç pasi dyshohet se ka manipuluar dhe nxitur të rinjtë kosovarë për të luftuar në Siri dhe Irak. Sipas mediave kosovare, Krasniqi dhe Ramiqi janë shoqëruar në polici, dhe ka nisur marrja e tyre në pyetje.
Imamët e arrestuar janë:
Shefqet Krasniqi, 48 vjeç Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë
Enes Goga, 36 vjeç Kryeimam në Këshillin e Bashkësisë Islame (BIK) në Pejë
Enis Rama, 38 vjeç Imam i xhamisë “Isa Beg” në Mitrovicë dhe kryeredaktor i televizionit ‘Peace TV’ në shqip
Ekrem Avdiu, 43 vjeç Imam dhe ligjërues i xhamisë në lagjen ‘Tavnik’ në Mitrovicë, dhe anëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës.
Mazllam Mazllami, 56 vjeç jeton në Prizren, imam në xhaminë e “Jeni Mahallës”
Bedri Robaj, 34 vjeç imam në xhaminë e improvizuar në lagjen Dardani të Prishtinës.
Dardan Gjuka, 27 vjeç Imam nga Peja, ligjërues në radio, radio-udhezimi.com
Shefki Koraçi, 25 vjeç imam në Kaçanik.
Sabahudin Selimi, 33 vjeç hoxhë nga Vitia.
Eroll Nesimi, 33 vjeç hoxhë dhe administrues i portalit perkujtimi.net
Idriz Bilibani, 33 vjeç hoxhë i komunitetit boshnjak dhe administrator i portalit stazomislama.com
Leonard Ruli, 35 vjeç i vetëquajturi Ebu beker Ruli, hoxhë nga Prizreni
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, konfirmoi aksionin e strukturave të rendit duke deklaruar se kontrollet po kryhen në të gjithë vendin. Sipas policisë, gjatë aksionit të sotëm është ushtruar kontroll në 16 banesa duke çuar në arrestimin e 15 personave. Nga kontrolli mësohet se janë gjetur prova materiale lidhur me nxitjen e urrejtjes fetare si dhe të dërgimit të të rinjve në luftimet në Siri e Irak, materiale të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
(Ne foto Imami Enis Rama)
(Ne foto Imami Enes Goga)
Këto arrestime vijnë në një kohë kur Kosova është në prag të miratimit të një ligji i cili dënon deri në 15 vjet burgim pjesëmarrjen në luftëra të huaja, me ngjyrime terroriste.
(Ne foto Imami Ekrem Avdiu)
(Ne foto Fuad Ramiqi, kreu i partise LISBA)
Ekstremizmi islamik me në krye organizatën terroriste “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit” është cilësuar si një rrezik global, ku vendet demokratike, me në krye SHBA, u kanë bërë thirrje të gjitha vendeve të botës që t’i bashkojnë forcat në luftën ndaj terrorizmit.
(Në foto: Kontrolli i ushtruar në banesën e drejtuesit të LISB-as, Fuad Ramiqi)
(Në foto: Kontrolli i ushtruar në banesën e drejtuesit të LISB-as, Fuad Ramiqi)
(Në foto: Policia në kosove gjate arrestimit të imamit te Prishtines Shefqet Krasniqi)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)