Të paktën edhe 56 persona të tjerë janë nën vëzhgimin e policisë së Kosovës të dyshuar për terrorizëm dhe priten të arrestohen. Nga Prokuroria Speciale në Kosovë thonë se këta dyshohen se për përfshirje në aktivet terrorizmi dhe organizim të grupeve për të luftuar në Siri e Irak. Por  këtu nuk përfshihen edhe 100 të tjerë që mendohet se janë duke luftuar në Siri e Irak.

ARREST


















Në dosjet e prokurorisë së Kosovës të dyshuar  si terroristë janë aktualisht 96 persona. Zëdhënësja e Prokurorisë Liridona Kozmaqi ka thënë se aktualisht numri i personave që po hetohen është rreth 100.

“Deri në qershor 2014 kemi pasur 13 raste me 36 persona nga ato për 34 persona është marrë vendim për hapje hetimesh kurse për dy të tjerë është ngritur aktakuzë. Ky rast nuk ka të bëjë me 40 personat e tjerë që janë arrestuar së fundi ngase 65 persona kanë qenë në plan për t’u arrestuar”,  ka thënë Kozmaqi.


ARREST 2


















Në këtë përbërje Prokuroria nuk ka konfirmuar edhe shifrën tjetër prej 100 personave sa supozohet se aktualisht janë duke luftuar në Siri e Irak nën emblemën e Shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut, Al Nusra’s dhe degë të organizatave tjera terroriste.
 
Këtë shifër e ka përmendur agjencia Asociated Press duke u bazuar në informacione të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, por kjo sipas Prokurorisë vazhdon të mbetet shifër e ndarë nga rastet në procedurë.
 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)