Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi ka terrorizuar duke qëlluar me armë banorët e një lagje.
Policia e Lezhës ka bërë të ditur se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Emanuel Ndoj, teksa po qëllonte me breshëri automatiku në ajër. Ai u prangos në flagrancë rreth orës 17:00 të së martës në lagjen "Kodër Mulliri" në Lezhë së bashku me dy armë zjarri.
Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë sinjalizuar policinë për ngjarjen. Këta të fundit kanë vepruar në kohë duke arrestuar 21-vjeçarin, ndërsa në cilësinë e provës materiale është bërë e ditur se i është sekuestruar edhe arma e zjarrit tip kallashnikov me 30 copë fishekë.
Ende nuk dihet shkaqet që e çuan 21-vjeçarin të qëllojë në mes të qytetit por tashmë ai po merret në pyetje nga uniformat blu.
Gjithashtu Policia e Lezhës ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe një person tjetër për armëmbajtje pa leje. 17-vjeçari me iniciale N.M është prangosur në banesën e tij në fshatin Torovicë, pasi gjatë kontrollit në banesë ju gjet një armë zjarri pistoletë me mulli.
Materialet në ngarkim të dy të arrestuarve do ti kalojnë Prokurorisë së Lezhës për vepren penale "Armbajtje pa leje".
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com