Terrorizoi shqiptarët me 'Fake News', gazetari i Syri.net: Gabim personal, qeveria dënim për agjitacion e propagandë

Terrorizoi shqiptarët me 'Fake News', gazetari i Syri.net:  Gabim personal, qeveria dënim për agjitacion e propagandë

Gazetari i portalit Syri.net, Aurel Rakipllari, i cili u shoqërua së bashku me një gazetare tjetër për lajmin e rremë që terrorizoi shqiptarët mbrëmjen e së dielës, ka reaguar pas lënies së ambienteve të policisë.

Në reagimin e tij Rakipllari, kërkon falje për momentin e frikës dhe ankthin e shkaktuar tek qytetarët teksa shprehet se nuk ka patur qëllim te keq. Sipas tij nesër ky lajm do të ishte i porositur apo i sponsorizuar ai nuk do të kishte njoftuar familjen e tij për të patur kujdes dhe vetë së bashku me gazetarët e Syri.net të dilnin jashtë nga redaksia. ndër të tjera lajmin e rremë që u shpërnda nga Syri.net, gazetari Rakipllari e konsideron si një gabim profesional dhe që ka ardhur nga nxitimi pasi siç shpjegon  ai ka vetëm disa muaj që është pjesë e portalit që shpërndau gënjeshtrën.

Sipas Aurel Rakipllarit, kjo po përdoret politikisht. Ai shkruan se rrjedh nga dy familje që kanë bërë vite të tëra burg dhe internim për “Agjitacionit e Propagandes”, ndaj shkruan se nuk do të habitet për një dënim.

Reagimi i plotë i gazetarit të Syri.net:

“Për herë të parë në jetën time, mu desh që prej orës 23.30 të mbrëmjes së 22 shtatorit deri mëngjesin e sotëm në ambjentet e drejtorisë vendore të Policisë Tiranë lidhur me lajmin e parashikimit të një tërmeti të fuqishëm që do të godiste vendin.

Fillimisht dua ti kerkoj falje cdo shqiptari per momentet e frikes dhe ankthit shkaktuar nga nje lajm jodashakeqes por i nxitur nga lajme ne portale dhe ankthi i nje termeti qe sapo kishim kaluar.

Nese lajmi do te ishte i stisur dhe i sponsorizuar per te perhapur panik, sic po mundohet ta shese politikisht qeveria, mediat prane saj dhe policia, nuk do te njoftoja fillimisht familjen time qe te merrnin masa apo edhe vete ne gazetaret te linim per disa minuta redaksine (gjithcka lehtesisht e verifikueshme nga telefoni tashme nen sekuestrim policor).

Edhe pse nje gabim profesional, i rende, personal i imi, lajmi nuk ka synuar aspak perhapjen e panikut, por nje nxitim nga ankthi dhe frika e termeteve te shpeshte dhe nje paralajmerim per marrjen paraprake te masave. Edhe nje falje, perfshire ketu edhe tim bir, 16 muajsh.

Se dyti, sa i perket lajmeve se cdo gje ka qene e planifikuar, ndersa une kam qene i nxitur prej te tjere personash, eshte trillim dhe synim per ti dhene nje gabimi tim personal, nxitur nga lajme pararendese ne nje media te njohur prane qeverise, synon thjesht ti jape ngjarjes ngjyrime politike. Gje e vertetuar edhe dje nga drejtuese te policise, qe bertisnin ne DVP Tirane “ju ka thene partia”…

Portali Syri.net, pjese e te cilit jam prej disa muajsh, e ka vertetuar se nuk i nevojitet nje “fake neës” per te rritur lexueshmerine. Kjo sic duket i djeg kryeministrit, i cili do te shperndante lajmin ne fjale dhe te frymezonte kreret me te larte te policise te ndermerrnin bastisjen e redaksise dhë ndalimin tim e te kolegeve te mi, ne kerkim te “kompllotit armiqesor”.

Ke ndaloi policia pas lajmit se ne nje prej protestave te opozites, persona te nxjerre nga burgu, do kryenin vrasje?

Po nga Topi, qe fshihu menjehere lajmin, kush u ndalua apo arrestua?

Sigurisht, qe qeveris nuk mund te gjente nje rast te arte per te goditur nje prej mediave te vetme opozitare dhe te terhiqte vemendjen nga zullumet e saj, te njepasnjeshme e te publikuara pa censure nga Syri.net.

Edhe nje here ndjese kujtdo qe mbremjen e djeshme iu desh ta kalonte jashte, ndjese edhe portalit Syri.net, qe po perballet me sulme te shumta per shkak te nje shkrimi, e perseris, merrte shkak nga lajme te publikuara me heret ne portale te tjera, e qe nuk kishte asnje synim tjeter.

Nese duan te terheqin vemendjen me kompllote, per te cilat eterit e tyre politike, vite me pare, hanin kokat e njeri-tjetrit dhe te shqiptareve te pafajshem.

Une rriedh nga dy familje, qe kane bere vite te tera burg dhe internim, madje edhe jane varur e pushkatuar nen akuzen e “Agjitacionit e Propagandes”, ndaj edhe per veten, nje denim i tille nuk do te me habiste.

Une vazhdoj te jem opozitar, jo ndaj kryeministrit personalisht, por ndaj keqqeverisjes, e cila perhap panik cdo dite duke larguar nga vendi qindra mijera shqiptare.

Nje lajm jodashakeqes nuk e zbeh punen e nje stafi te terea qe prej vitesh ka vetem nje mision “te verteten”, shkruan Rakipllari, i cili do të procedohet në gjëndje të lirë për panikun dhe terrorin që shkaktoi mbrëmjen e së dielës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liri: 24/09/2019 09:47

    Ne burg e ke vendin plere.dukesh qe nga fytyra taliban

    Përgjigju
  • Iksi: 24/09/2019 09:11

    Po ti je i cop legeni ordiner që kush te njeh të rri larg. Ske asi shok se i ke mashtru e marr lek borxh per ti len ne lloto. Ste do familja jote por të do Cim Peka.

    Përgjigju
  • Qytetari: 24/09/2019 09:06

    Nuk ke faj ti se ne kete vend cfare nuk eshte bere e si ka hyre kujt gjemb ne kembe.. jane vrare njerez kane shperthyer bomba jane vjellur parate kane hapur depo armesh kane dalur politikane ne video etj etj.. ti ishe i fundit qe bere nje gabim me permasa te medha por qe ne kete vend nuk perben problem madje dhe shefi jot eshte larguar sa te qetesohet situata dhe te dali ndonje problem tjeter qe te harrohet cimi.. Prandaj kemi perfunduar keshtu o vellai im shqipetar se kudo ta ushtroje kete profesion nuk do kishe byth ta mendoje jo ta shperndaje lajmin..

    Përgjigju
  • Iliri: 24/09/2019 03:49

    Pleher! Sic ke surratin! Burg ti dhe lolo Çim Peka qe i puth b....Ilir Metes! Çdo gje e kurdisur çdo gje e porositur - nuk ishte aspak gabim ai! Sot vertetohet gjithçka!!!! Zotin mbi ty, Çim Peken dhe gjithe atyre palo politikaneve qe duan te perfitojne nga cdo gje nga cdo situate nga gjithcka! Vrasesa!!!!

    Përgjigju
  • Adi: 23/09/2019 22:20

    Gabin personal l*shi! Ku i kishe trute? Per ca te paguajne? Po bere dhe gabim me kete lajm hik fare

    Përgjigju
  • Tironci: 23/09/2019 21:47

    Mashtrove nje popull o byth qi**,tani del e tadh bythen me agjitacion e propugande, ti ne kohen e agjitacionit e propogandes, me ket mashtrim do tu deno me 10 vite burg,tani del e te mbron nje kriminet si Berisha dhe psikopati Nul Noka.

    Përgjigju
  • Ilo: 23/09/2019 21:47

    Denimi i pare Likes fuck president leshi, Denimi i dyte sali Berishes nje hu ne by.. e, Denimi I trete ky Legeni bashke me Cim Peken te lajne per 1 vit pelenat e cerdheve te femije ne Tirane vetem keshtu vijne ne terezi keta "babalet" bashke me frymzuesit Like dhe Sali

    Përgjigju
  • vlora: 23/09/2019 21:25

    o bajge e m... o palo gazetar qe per hir te disa klikimeve jeni te afte te beni gjithcka...akoma dhe te nxirrni nena e femije te vegjel rrugeve,njerez te semure e kush e di sa e sa deme te tjera ke bere. Nuk u intereson kur hidhni balte mbi individe si e si te shisni lajmin tuaj ,po tani qe e bere mutin mullar kerkon falje,ua ben mire ai ta dish ca eshte burgu o palo gazetar se keshtu eshte kur luan me jetet e njerezve

    Përgjigju
  • USA: 23/09/2019 21:17

    Po ti qenke nje super idiot dhe me zemer te lige, meriton Jo 5 vite Po 15 se I ke futur njerzit ne depreson, meriton urretje ptu fare e keqe,legen

    Përgjigju
  • Unknown: 23/09/2019 21:10

    Përveçse është mashtrues ordiner por është edhe hajdut. I ka marrë lekë njerëzve te afërt qe ka ndejtur. Tani bën dhe rolin e viktimës. Rob qe duhet te vuaj pasojat e gabimeve te tij dhe te futet ne burg

    Përgjigju
  • aaaa: 23/09/2019 20:40

    Ik ore plehrë ti me atë lajm ju prishe gjakun njerëzve.

    Përgjigju
  • gazetar plepash: 23/09/2019 20:25

    d.m .th ti me nje falje do te kalosh lumin?disa llogari te vogla.sa shtepi u vodhen nga lajmi jot/??sa karburant u dogj nga lajmi jot??sa probleme psiqike shkaktove tek njerzit?sa njerez ishin te semur dhe dolen nga lajmi jodashakeqes i joti?? sa dem u shkaktove njerzeve dhe shtetit me lajmin tend jodashakeqes?? nje gje e shte e sigurt.cfare do lloj deminim te marresh nuk krahasohet me ate dem qe shkaktove..dhe gazetar nuk behesh kurre.se eshte fjale e rende dhe do KO..... qe ti nuk ke

    Përgjigju
  • E**A**: 23/09/2019 20:14

    Dënim simbolik meriton, jo shëmbullor. Duket që nuk e ka ditur çfarë përmasash do merrte lajmi që publikoi.

    Përgjigju
  • ERP: 23/09/2019 20:01

    Lere agjitacionin e propaganden plehre. E ke per detyre te verifikosh lajmin qe hedh. Edhe bufat e dijne qe nuk ka mundesi te parashikohet se kur do bjere termeti i radhes

    Përgjigju
  • syri qorr.: 23/09/2019 19:58

    O shkarravine. A i more klikimet more pis he ta kifte magari librin e familjes.

    Përgjigju
    • Qytetar: 23/09/2019 21:12

      Me veprimin tend plotesisht te qellimeshem, i porositur apo jo, verteton se edhe masat qe jane marre ndaj familjeve tuaja kan qene plotesisht te drejta ne te kaluaren, mbasi e paskeni ne gen familjar poshtersine dhe maskarallekun...Mendoj qe te mos denohesh me burg, mbasi skemi kusur qe te paguajme me taksat tona tasin e supes, por te lidhin kembe e duar dhe lakuriq te kali i Skenderbeut duke te lene aty deri sa te bien vertet ai termeti tjeter 6 ballesh!!!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën