Terrorizoi turistët spanjollë, Apeli merr vendimin për Mihal Kokëdhimën

Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi masën 'Arrest me burg' për Mihal Kokëdhimën, pronarin e resortit pa leje 'Panorma' që u shemb në Porto Palermo dhe që terrorizoi familjen spanjolle duke hipur mbi makinën që ata po lëviznin dhe duke qëlluar xhamin për më shumë se 3 kilometra.

Masa 'arrest me burg' fillimisht është dhënë nga gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë por vendimi u apelua. Seanca ndaj Kokëdhimës është zhvilluar një ditë më parë në gjykatën e Apelit Vlorë, ndërsa trupi gjykuese është përbërë nga Skënder Damini, Klodiana Gjyzari dhre Petrit Aliaj, ndërsa prokuror në Apelin e Vlorës, Kleant zeka. Ndërsa avokat i Kokëdhimës, Gëzim Veleshinja. Kokëdhima  nuk është përfaqësuar nga të njëjtët avokat ,që ishin të pranishëm në seancën e masës së sigurisë  në gjykatën e shkallës së parë, të cilët nuk e kanë përfaqësuar sërish.

Pala mbrojtëse e Kokëdhimes ka ngritur gjithsesi të njëjtin pretendim si në seancën e Shkallës së parë,duke kërkuar një masë sigurie më të lehtë për Kokëdhimën,i cili akuzohet për tre vepra penale,"Shkatërrim të pronës",'Dëmtime të tjera me dashje" dhe "kanosje". 

Pas konfliktit me familjen spanjolle ku Report Tv siguroi videon ekskluzive ku shihej Mihal kokëdhima duke sulmuar me grushte xhamin e parë të furgonit në lëvizje, IKMT vendosi të shemb resortin ku kishte nisur konflikti pasi ishte pa leje. E gjithë zënka që u bë 'hit' në mbarë botën nisi nga një sasi peshku më pak që turistët spanjoll kishin kërkuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mihali greku: 15/06/2021 14:28

    Ben shum mir qe e prishen lokalin se do ta bej me pes kate dhe do ti rrjep turistet qe do vin tek lokali do ti rrjep te gjall bujrum urdheroni 200 euro dhoma ..se me thon mihal kokdhima mua..ta dini mir ....

    Përgjigju
  • Kóqo: 28/08/2019 14:06

    Pse nuk u ngritën vlonjatet ta mbronin? Mihali ka bere shumë per Vlorën! Edepsëzër!

    Përgjigju
    • Vlora: 28/08/2019 16:55

      Te gjith ngaterresen e ka ber policia pasi nuk duhet ta arrestonin ket kriminel por ta eleminonin fizikisht pasi perben rrezik te madh ne kominitet per ket bandit ka vetem nje pergjigje vdekja.!

    • kiÇo: 28/08/2019 15:29

      Palo gjyqtare, liruan ate qe vrau 4 police dhe lane brenda kete te mjere qe fundja paret e porosise kerkoi dhe ja prishen dhe bisnesin

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb