Report Tv publikoi ekskluzivisht videon e momentit "horror", teksa Mihal Kokëdhima, godiste me grushte xhamin e furgonit me të cilin po udhëtonte familja e miliarderit spanjoll Eugenio Galdón. Kjo video, e ngjashme me skena të filmave hollivudian, ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja të cilat iu referuan videove dhe informacioneve të raportuara nga Report Tv dhe Shqiptarja.com

"Themeluesi i 'ONO' i shpëton një sulmi në Shqipëri, ku një pronar hoteli u hodh në makinën e tij", shkruan "El Periodico".

Prestigjozia italiane "Corriere dela Serra", teksa ka publikuar videon e momentit "horror", shkruan: Shqipëria, pronari i restorantit kundër turistëve: Hidhet mbi furgon dhe thyen xhamin e furgonit. Edhe "Libertad Digital", "La Verdad", "Ok Diario", 'The Guardian' kanë publikuar për lexuesit e tyre videon e Report Tv.

Nga ana tjetër, duke i hedhur një vështrim printscreen-it të marrë nga Youtube, Report TV për ngjarjen e rëndë të sulmit të Mihal Kokëdhimës ndaj turistëve spanjollë ka arritur në 347 mijë klikime në Youtube dhe në 607 mijë klikime në Facebook, duke lënë pas disa herë më pas mediat e tjera (foto Youtube). Edhe një herë Report Tv vërteton qëllimin për të cilin është krijuar "Të jetë televizioni i të gjithë shqiptarëve"...