Terrorizuan banorët, pranga 2
policëve,qëlluan në ajër të dehu
Dy efektivë policie në detyrë në gjendje të dehur kanë qëlluar disa herë në ajër duke terrorizuar banorët në Divjakë.Sipas të dhënave, dy efektivët Amarildo Bala dhe Edmond Sula, pasi kanë konsumuar një sasi të madhe alkooli në një nga lokalet e zonës turistike Divjakë, kanë qëlluar secili disa herë, me armët e tyre personale, në vend publik në rrugën automobilistike, brenda zonës turistike. Mësohet se Sulaj refuzoi të dorëzojë armën, e cila i është marrë forcërisht nga shërbimet e rendit.
TIRANË - Dy efektivë policie në gjendje të dehur kanë qëlluar disa herë në ajër duke terrorizua banorët në Fier dhe Divjakë ndërsa udhëtonin me makinën e tyre.
Sipas të dhënave, 43-vjeçari Edmond Sulaj dhe 26-vjeçari Amarildo Bala, të dy me gradën inspektor, pasi kanë konsumuar një sasi të madhe alkooli në një nga lokalet e zonës turistike Divjakë, kanë qëlluar secili disa herë, me armët e tyre personale, në vend publik në rrugën automobilistike, brenda zonës turistike.
Më pas, ata janë larguar me mjetin tip BMW X5 me targa AA 220 DE, në drejtim të qytetit të Fierit.
Pas njoftimit të marrë, shërbimet e policisë, kanë ngritur postblloqet dhe kanë ndaluar mjetin në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i Plugut”.
Dy punonjësit e policisë fillimisht nuk i janë bindur urdhrit të shërbimeve të rendit për t’u shoqëruar, deri në ndërhyrjen e Shefit të Komisariatit të Policisë Lushnje.
Gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnje, dy të arrestuarit kanë përdorur një fjalor fyes dhe jashtë etikës ndaj punonjësve të policisë që kryen shoqërimin, por përveç kësaj bluve u është dashur të përdorin forcën për t'i marrë armën kolegut të tyre të dehur, Edmond Sulajt, i cili refuzonte që ta dorëzonte pistoletën e shërbimit.
Gjithashtu, punonjësit e policisë Edmond Sulaj dhe Amarildo Bala refuzuan t’i nënshtroheshin testit të alkoolit, edhe pse janë paralajmëruar se ky veprim përbën vepër penale, sipas kushteve të përcaktuara në nenin 236 të K.Penal.
Tashmë dy efektivëve të policisë kur do t'u dalë pija do të përballen me Prokuroruinë e Lushnjës ku ka përfunduar edhe dosja e tyre.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.6%
-
Jo
21.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2523
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jo vetëm zjarre shkatërruese, nis vala e plaçkitjeve në Los Anxhelos, thirret shtetrrethim
10 Janar, 20:43
-
Siguria në shkolla, ajo rrugore dhe kibernetike, Proda pret nxënësit në Policinë e Shtetit: Mundësi e artë për maturantët te Akademia e Sigurisë
10 Janar, 20:12
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
‘Studio Live’/ Sulo: SPAK shtyp frenat ndaj Ramës dhe gazin ndaj opozitës! Dash Sula: Më mirë votat e emigrantëve t’i numërojë KQZ, se në rrethe i vjedhin bandat e kryeministrit
10 Janar, 19:50
-
‘E pamundur 5%’, NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
10 Janar, 19:49
-
Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit
10 Janar, 19:48
-
Përmbysja zhyt Tiranën, Vllaznia merr komandën e Superligës! Zhgënjen Dinamo, Bylis ia bën ters 2025
10 Janar, 19:46
-
Pse larja e fytyrës një herë në ditë është më se e mjaftueshme
10 Janar, 19:41
-
Janari i ftohtë dhe i kushtueshëm, 13 mln € import energjie! 950 mijë € kostoja vetëm për një ditë
10 Janar, 19:37
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri
10 Janar, 19:14