Sipas ministrit të jashtëm Terzi, ky bashkëpunim ekonomik u shtua edhe falë mundësisë së njerëzve për të lëvizur lirshëm pas liberalizimit të vizave mes Shqipërisë dhe BE, një vendim që hyri në fuqi në dhjetor 2010.
Terzi gjithashtu shtoi se “qeveria italiane beson tek e ardhmja e Shqipërisë dhe vazhdon të suportohet procesi ekonomik dhe modernizimi social. Nuk është rastësi, sipas kryediplomatit italian që gjatë këtyre 20 viteve, janë shkëmbyer rreth 540 mln euro për zhvillimin dhe këto kanë qenë donacione apo hua”. Memorandumi i firmosur në 2010 gjithashtu parashikon dhënien e rreth 51 mln eurove.
(im/shqiptarja.com)