Klosi: Nëse kryebashkiaku pi drogë, problem i tij! Hoxha: T'i hetohet pasuria...Bregu: Kandidatët, përgjegjësi e sekretarit të partisë (VIDEO)

TIRANE - Test droge për zyrtarët e lartë?! Kjo temë ngjalli mjaft debat në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, moderuar nga gazetarja Anduela Ndreu sa i përket publikimit të një video ku pretendohet se kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla pi kokainë në një lokal në prani të personave të tjerë. 

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi tha se diskutimi duhet orientuar në faktin që një kryetar bashkie konsumon në publik lëndë narkotike, ndërkohë që në fakt duhet të japë shembullin për t'i shërbyer qytetarëve. Sipas Klosit, nuk është problem, dhe aq më pak penal sipas tij, që një person, qoftë zyrtar, të konsumojë lëndë narkotike. 

Teksa Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka nisur hetimet për rastin, gazetari Poli Hoxha tha se nëse faktohet, kryebashkiaku duhet t'i nënshtrohet një hetimi gjithëpërfshirës edhe për pasurinë, të kaluarën e tij dhe me kë shoqërohet.

Nga ana tjetër, gazetari Sokol Bregu tha se problemi është nëse një kryetar bashkie shoqërohet me trafikantë të drogës, dhe hetimet duhet të fokusohen në këtë pikë. Ai shprehu bindjen, referuar në përvojën e tij si gazetar i vjetër, se video nuk është montazh siç tha Lefter Alla, ama tha se mbetet të provohet nëse është ai apo jo personi në video. Sipas gazetarit Sokol Bregu, kjo video duhet të shërbejë si mësim për zyrtarët e tjerë, për vetë dënimin publik që marrin. Ndërsa shtoi se nuk është përgjegjësi e kryeministrit Edi Rama të njohë të gjithë kandidatët për kryetar bashkie, por është përgjegjësi direkte sipas tij, e sekretarit organizativ të Partisë Socialiste, Taulant Ballës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:17
Bregu: Rama nuk mund t'i njohë të gjithë kandidatët, përgjegjësia për kryebashkiakët e Ballës

A duhet të mbajë përgjegjësi kryeministri Edi Rama për kryebashkiakët me probleme, dhe a është zgjidhje shkarkimi i tyre? Gazetari Sokol Bregu, referuar videos së kokainës ku pretendohet të jetë kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, tha se nuk ka përgjegjësi kryeministri, as si kryetar i Partisë Socialiste, pasi kjo detyrë është e sekretarit organizativ të partisë, i cili kontrollon të gjitha kandidaturat.

"Zoti Taulant Balla nuk ka detyra të tjera përveçse të kontrollojë...Nëse ka një njeri që duhet t'i njohë njerëzit është Balla. Ky shkon në çdo degë dhe merr tre propozimet për çdo bashki, dhe ky del përshëndet SPAK për nisjen e hetimeve. Rama nuk mund t'i njohë personalisht të 61 kandidatët. Në teknalitetin se si është krijuar partia, njeriu organizativ ka në dorë kontrollin. Rama rri jashtë ngjarjes , ky del bën reagim. Nëse bie dhe ky kryebashkiak, i gjashti, ku është kjo parti? Nuk ka struktura fare", tha Bregu.

"Kryeministri e ka të thjeshtë ta zgjidhë këtë ekuacion dhe të mos merret me këtë histori, diku aty afër Bulqizë kryeministri e ka bërë këtë, mori hapat e tij me kompetencat e kryeministrit që ia njeh ligji", tha nga ana tjetër ish-deputeti i LSI-së Flamur Çela i ftuar në "Pa Protokoll"

Ora 21:47
Debat i FORTË mes Klosit dhe Çelës: 'Të jesh pjesë e Rilindjes duhet të kesh orientim të caktuar seksual!' Ish-kreu i SHISH: Mos bëj politikë

Në studion e "Pa Protokoll" pati debat mes ish-deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Flamur Çela dhe ish-kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Çela tha se të jesh pjesë e Partisë Socialiste dhe e posteve të ofruara nga partia duhet të jesh person me probleme, por ai përmendi edhe orientimet seksuale. Këtu ndërhyri ashpër, Fatos Klosi, i cili tha se diskutimi nuk duhet kthyer në politikë. 

Debati mes tyre

Flamur Çela: Ky zotëri hyn i vetëm në garë, përse gjen njerëz me rekorde kriminale? Ta them unë. Formimi profesional na ka bërë t ëkuptojmë këndvështrimin e atij që merr vendime. Të bësh karrierë në rilindje duhet të jesh njeri me disa parametra të caktuar, ose me një orientim seksual të caktuar.  Është natyrë rebele dhe ka atraksion nga njerëz me probleme.

Fatos Klosi: Po ja fut kot fare, është absurde, nuk kemi ardhur të bëjmë politikë. 

Flamur Çela: Nuk është vendimmmarrje politike që ka vënë kryetar bashkie njerëz të inkriminuar? Nuk është çmenduri të vësh kriminelë në bashki. Nuk janë pyetur në asnjë rast organizatat e partisë. 

Fatos Klosi: E nisëm ndryshe fare, i hytë rrugës dhe...Është filozofi e tij që vë kriminelët? Që ka qenë neglizhentë që ia ka lënë të tjerë njerëzve, është tjetër gjë. Të thuash që kjo është filozofi e pushtet është shumë e rëndë. 

Flamur Çela: Me denoncimet që do të bëjë PD dhe me cfarë po ndodh do të kalojë mbi 51% e kryetarëve të bashkisë që do të jenë njerëz problematikë në sytë e opinionit publik. Ky zotëria është më pak problematiku për mua. Ky që thua e ka të nevojshme. 31 kryetarë bashkish do ketë që do dalin me probleme. 

Fatos Klosi: Ti më thua do ta nxjerrina ta të PD. Po të jetë për ta unë nuk i besoj asnjërit. 

Sokol Bregu: Denoncimet vijnë nga poshtë. 

Ora 21:40
Video-kokaina/ Poli Hoxha: SPAK t'i hetojë edhe pasurinë kryetarit të Bashkisë

Gazetari Poli Hoxha i ftuar në "Pa Protokoll" tha se se nëse faktohet që në video është kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla personi që pi kokainë në ambient publik, lokal, atëherë SPAK duhet të bëjë hetim gjithëpërfshirës ndaj tij.

"Duhet të bëhen shembuj të një hetimi gjithëpërfshirës, pasuria, me kë rrinë etj. SPAKU nuk është se po heton pjatën, apo lokalin, po heton zyrtarin e lartë. Kjo nuk do mbarojë kurrë nëse e shkarkon kryeministri. Ai atë do, ai i ka flakur 5 do flakë edhe të gjashtin", tha ai në Report Tv.

Gazetari Hoxha tha se "kokaina është një nga drogërat më shkatërruese. Është e vetmja drogë që nuk përdoret për mjekësi. Këshillohet vetëm nëse ke rrjedhje nga hundët që i mpin. Të gjitha efektet e tjera i ka shkatërruese. Tek një zyrtar i lartë shteti pasojat e kokainës janë të rënda".

Ora 21:22
Sokol Bregu: Një drejtues policie që punonte shumë e akuzuan se pi drogë, bëri vet testin dhe ia çoi ministrit

Gazetari i njohur Sokol Bregu i ftuar në "Pa Protokoll" thotë se diskutimi për videon ku thuhet të jetë kryetari i bashkisë së Bulqizës pi kokainë duhet të përqendrohet në lidhjet që mund të ketë një zyrtar i lartë me trafikantët e drogës. Ai dha një episod me një drejtues të rëndësishëm policie vite më parë kur nuk ishte në pushtet qeveria "Rama", kur tha se nga punët e mira të drejtuesit, u akuzua si përdorues droge, derisaky i fundit bëri vetë testin dhe ja çoi ministrit të Brendshëm për të faktuar të kundërtën. Pa dhënë emër, gazetari Sokol Bregu tha se këtë shembull duhej të kishte ndjekur edhe Lefter Alla, duke bërë testin për të treguar që është i pastër, por jo të shprehej sipas tij, se video është e montuar. SI gazetar me përvojë, Bregu tha se qartazi video nuk është montazh. Kjo video sipas tij, duhet të shërbejë si mësim për të tjerët.

"Ky njeri e ka blerë drogën nga dikush, nëse një kryetar bashkie ka lidhje me trafikantë dhe blen drogë. Video nuk është e montuar, nëse ky është në video apo jo, kjo është çështje tjetër, por video nuk është montazh, me aq vite sa kemi duke u marrë me filmime, ai nuk është montazh.  Problemi është a është shoqëruar ky me persona të tillë që ka marrë kokainën. Zotëria thotë nuk jam unë, por nuk thotë nëse në jetën e tij ka konsumuar apo jo drogë. Ne nuk na intereson nëse ky njeri bën burg ose jo. Çështja është që ky njeri merr një shembull...dhe ky hetim duhet të shkojë deri në fund, jo vetëm me mos kallëzim krimi, me analiza...Kjo është prova e parë që na vjen, këta njerëz nuk mund të drejtojnë më bahskitë. Dhe me këtë të marrim mësim të gjithë. Duhet të ketë një dënim, shembull që të mos e provojë askush tjetër. Të mos militojë. Dënimi është publik. Nuk ka rëndësi emri, se ikën ky të sjellin një tjetër."

"Një drejtor policie në Shqipëri ishte duke dhënë shumë vendime të drejta sa të gjithë u çuditën dhe u ankuan, dhe i shkruajtën ministrit që ky njeri është i droguar, dhe ky brenda ditës bëri një test dhe ja çoi dhe ishte i pastër. Nuk ishte kjo qeveri në pushtet, ishte një tjetër, por ka ndodhur. Për të pastruar veten ky njeri duhej ta kishte bërë vetë testin", tha gazetari Sokol Bregu në "Pa Protokoll".

Ora 21:18
Çela: Një zyrtar lokal merr pushtet të jashtëzakonshëm nën efektin e drogërave

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Flamur Çela tha në "Pa Protokoll" në Report Tv, se nëse do të ishte në Parlament do ta kishte votuar propozimin e vitit 2015 të bërë nga Partia Demokratike, që në ligjin e dekriminalizimit, të futej edhe testi i drogës. Sa i përket videos ku pretendohet se kryebashkiaku i Bulqizës, ai tha se droga në këtë rast, një zyrtari lokal i jep pushtet të jashtëzakonshëm.

"Këta zotërinj mos të pinë mall por të bëjnë palestër. Njerëz që janë nën ndikim të substancave, janë të paparashikueshëm në veprimet e tyre. Për shkak të detyrës marrin një pushtet të jashtëzakonshëm, në zonën lokale ku janë. Mendo që këta të jenë në ndikimin e efekteve që drogërat japin. Unë nëse do isha në parlament, do ta votoja me shumë kënaqësi propozimin e zotit Bylykbashi", tha Çela.

Ora 21:13
Video-kokaina/ Fatos Klosi: Nëse kryebashkiaku pi drogë ose jo, është problem i atij

Për ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëtor, Fatos Klosi, video ku pretendohet që kryetari i Bashkisë së Bulqizës pi kokainë duhet parë në faktin që ai e konsumon lëndën narkotike në ambient publik, përballë njerëzve që duhet t'u shërbejë. Por sipas tij, problemi nuk duhet përqendruar në faktin që një zyrtar pi kokainë. Sipas Klosit nuk është e nevojshme që zyrtarëve të lartë t'u bëhet testi i drogës për t'u përfshirë në politikë. Sipas tij, një përdorues droge nuk duhet dënuar pasi është një zgjedhje personale.

"Ai mund të trajtohet si një njeri që nëse e ka bërë atë gjë në lokal publik, ky po është problem moral, nuk ma merr mendja se ka problem juridik. Nëse e ka bërë në ambient publik dhe e kanë parë edhe të tjerë, është e turpshme për një kryetar bashkie. Por nëse pi drogë ose jo, është problem i atij. Faktin që ai pi drogë e ka bërë publike aq sa kanë arritur ta filmojë dhe nëse SPAK thotë që ai ësht ëi njohur për këtë fenomen, unë jam i mendimit që PO, ai nuk duhet të jetë kryetar bashkie", tha Klosi i ftuar në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kanadez: 25/01/2020 00:02

    Klosi eshte burre me mend (plus respektin qe kam si njeri qe i ka punuar truri aty tek katedra e fizikes tek shkencat) ne krahasim me keta karagjozet e tjere ... si psh Proletar hoxha (qe e ka ndruar emrin ne poli). marja e droges eshte nje zgjedhje personale.... dhe ai shume mire qe po ua thote shqiptareve ketu ne kanada e kuptuan kete pune si dhe ne amerike dhe eshte KOMPLET LEGALE Marihuana, shkon e ble ne dyqan si te blesh qumesht a veze. pak a shukme e njejta gje si te pish alkol dhe te iintoksikohesh ne publik dhe berja e droges eshte e njejte Kjo ehste thjesht nje persihatje e PD per te fituar kredo politike.... se e verteta eshte shume me e hidhur: nuk i bie njeriu mendja per ata qe jetojne ne te semes ... aty ne bulqize.

    Përgjigju
  • Vlore: 24/01/2020 22:52

    Kur flet dhe ky plehra Flamur Cela qe e ka marr Universitetin ne Vlore vetem se njihej nga Pallati Riviera ne Vlore.rrob me te trashe e injorant ska me.Krahu djathte i Mami Mones ne Vlore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja