Test mësuesve në Tiranë, krijohet
 harta e nevojave profesionale

Test mësuesve në Tiranë, krijohet<br /> harta e nevojave profesionale
Të gjithë mësuesit dhe drejtuesit e shkollave që punojnë në arsimin parauniversitar në Tiranë do t’i nënshtrohen një testi online ku do të pyeten mbi nevojat dhe zhvillimin e tyre profesional.

Kjo është nisma më e re e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, e cila nuk synon që të nxjerrë asnjë mësues nga sistemi, por do t’i jap fund informalitetit të procedurave për trajnimin e mësuesve.

Sipas Nikollës, ky vlerësim është i domosdoshëm për të kuptuar nevojat profesionale të mësuesve. “Është e nevojshme që ne të bëjmë një vlerësim të situatës ku kryefjalë mbetet cilësia e mësuesit. Ky vlerësim na duhet për të ditur se ku janë nevojat për mbështetje për zhvillimin profesional të mësuesve. Në fund të këtij procesi ne do të kemi një bazë të dhënash të plotë bazuar në një instrumente shkencor se cilat janë nevojat e çdo mësuesi që është në sistemin e arsimit parauniversitar”, tha Nikolla gjatë një aktiviteti në “Shkollën e Kuqe” në Tiranë.

Sipas saj, pas këtij vlerësimi në çdo shkollë do të krijohet dosja e nevojave për zhvillimin profesional të stafit pedagogjik si dhe MAS do të krijojë hartën kombëtare të nevojave për zhvillim profesional të detajuar, për çdo DAR/ZA.
 
 Instrumenti për identifikimin e nevojave të punonjësve mësimorë do të fillojë nga Drejtoria Arsimore Tiranë. Janë rreth 1700 mësues të cilët do të marrin pjesë në testim, duke përjashtuar ata që kanë arritur shkallën e parë të kualifikimit dhe kanë mbi 20 vite eksperiencë pune.

Testimi do të zhvillohet në 6 qendra vlerësimi, që janë pjesë e shkollave pilot të klasave inteligjente me tableta si, Partizani, Ismail Qemali, Petro Nini, Sami Frashëri, A.Z.Cajupi, Sinan Tafaj. Testimi do të zhvillohet online, me disa turne, në klasa me maksimumi 20 mësues.

Instrumenti përmban 30 kërkesa me alternativa të cilat fokusohen kryesisht në situata nga konteksti real i shkollës, pavarësisht profilit apo ciklit ku mësuesi jep mësim. Instrumenti zhvillohet për 60 minuta në formë digjitale.
 
Instrumenti do të vlerësojë 4 fusha siç janë planifikimi, aspekte metodike-pedagogjike, stilin e komunikimit dhe etikës së përdorur nga punonjësit arsimor si edhe përgatitjen shkencore të mësuesve dhe zhvillimin e tyre profesional.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos