TIRANE- Maturantët këtë vit do të kenë edhe gjuhën e huaj si provim të detyruar, e ndërsa deri më tani ata e kanë pasur me zgjedhje mes 4 gjuhëve të huaja, se ku do të testoheshin, me një urdhër të MAS thuhet se testimi do të kryhet për gjuhën që kanë pasur në panin mësimor. Sipas këtij udhëzimi, maturantët nuk do të zgjedhin më mes anglishtes, italishtes, frëngjishtes dhe anglishtes për të dhënë provimin por ata do i nënshtrohen provimit në bazë të asaj çka u është përcaktuar gjatë vitit, ndërsa niveli i testit do të jetë A2. “Testi i gjuhës së huaj do të hartohet në përputhje me gjuhën e e cila në planin mësimor të shkollës së mesme trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.
Menyja e gjuhëve të huaja si provim i detyruar është anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht” thuhet në udhëzimin më të fundit të MAS. Po sipas këtij udhëzimi, sa i përket lëndëve me zgjedhje maturanti ka të drejtë të zgjedhë gjuhën e huaj, të cilën parapëlqen, pavarësisht nëse e ka zhvilluar në shkollë ose jo, në nivelin gjuhësor B2. Lista e gjuhëve si lëndë me zgjedhje të detyruar përcaktohet në udhëzimin për plotësimin e formularit A1 dhe A1Z. E ndërsa tashmë janë përcaktuar edhe rregullat kryesorë për zhvillimin e provimeve, Ministria e Arsimit ka bërë publike edhe 38 programet orientuese.
Këto programe do të shërbejnë si baza për specialistët, në hartimin e provimeve të maturës. 38 programet orientuese, në bazë të kurrikulës së re për gjimnazet, janë ndarë në lëndë bërthamë, të thelluara dhe gjuhët e huaja.Me publikimin e programeve orientuese, maturantët do të nisin përgatitjet për provimet përfundimtare.
Këtë vit si provim i detyruar do të jetë dhe gjuha e huaj, por në ndryshim nga dy provimet e tjera të detyruar, nuk do të jetë faktor në llogaritjen e pikëve. Pra, gjuha e huaj do të shënohet vetëm si notë në diplomën e maturës dhe nuk do të ndikojë në pikët përfundimtare me të cilat kandidatët do të konkurrojnë për në Universitet.
Shkrimi u publikua sot (11.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com