TIRANE- Pas konfirmimit nga ministri Ilir Beqaj se më datë 28 shkurt do të kryhet testimi i vlerësimit të mjekëve, Ministria e Shëndetësisë shpall rregulloren e testimit të infermierëve. Sipas kësaj rregullore personat të cilët nuk do t’i nënshtrohen testit janë: Infermierët (femra) lindur përpara datës 1 janar 1958; Infermierët (meshkuj) lindur përpara datës 1 janar 1953; Personeli infermieror i licensuar nga Urdhëri i Infermierit pas datës 1 janar 2014. Në vijim të kësaj rregulloreje, i gjithë personeli mjekësor duhet të paraqiten në vendin dhe orën përkatëse me dokumentin e identifikimit dhe lejen për të drejtën e ushtrimit e profesionit, lëshuar nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë.