Testi i Maturës, MASh: Bëhet për të
goditur standardin tonë arsimo
Ka reaguar zv/ministri i Arsimit, Halit Shamata ndaj akuzës sot në media, se testi i provimit të maturantëve në gjithë Shqipërinë ka qenë i kopjueshëm: “Kjo bëhet për të goditur këtë standardin e sistemit tonë arsimor, testi është shfaqur 30 minuta pas dhe jo para përfundimit të provimit”.
TIRANË - “Është tentativë për të ulur punën e palodhur, që kanë bërë stafet mësimore për të kurorëzuar me sukses provimet e maturës”, por dhe "faqja e parë e një testi është shfaqur 30 minuta pas përfundimit dhe jo përpara përfundimit të provimeve", ka shpjeguar zv/ministri i Arsimit, Halit Shamata pak orë pas akuzës sot në media, se testi i provimit të maturantëve në gjithë Shqipërinë ka qenë i kopjueshëm dhe ka rënë edhe në duar të gazetarëve përpara se të përfundonte provimi.
AKUZA, TENTATIVË E QËLLIMSHME“Është tentativë për të ulur punën e palodhur, që kanë bërë stafet mësimore për të kurorëzuar me sukses provimet e maturës”. Kështu ka reaguar
zv/ministri i Arsimit, Halit Shamata ndaj akuzës sot në media, se testi i provimit të maturantëve në gjithë Shqipërinë ka qenë i kopjueshëm. Ai pretendohet se ka rënë edhe në duar të gazëtarëve përpara se të përfundonte provimi.
Shamata ka shtuar se, "teza ishte në përputhje me programin mësimor dhe orientues të lëndës së zhvilluar në shkollën e mesme dhe skema e vlerësimit të testit është publike në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të Agjencisë së Provimeve".
TESTI ËSHTË SHFAQUR 30 MINUTA PAS DHE JO PARASipas Shamatës, faqja e parë e një testi është shfaqur 30 minuta pas përfundimit dhe jo përpara përfundimit të provimeve, siç pretendojnë mediat. "Pretendimi i një medie për dalje testi, duke shfaqur faqen e parë të një testi 30 minuta pas përfundimit është i qëllimshëm dhe jo rastësisht lidhet me gjimnazin “Qemal Stafa”, saktësoi Shamata.
“Kjo bëhet për të goditur këtë standard mjaft të rëndësishëm të sistemit tonë arsimor; standard që rrit cilësinë e arsimit tonë të mesmë dhe e përafron me vendet europiane”, shtoi Halit Shamata. Ai i ftoi maturantët, prindërit, mediat për një bashkëpunim konstruktiv”, ka bërë thirrje Halit Shamata, i cili më pas nuk u është përgjigjur pyetje të gazetarëve të pranishëmnë konferencën për shtyp, por është larguar.
Shamata ka saktësuar se provimi i parë i maturës shtetërore në lëndën gjuhë shqipe dhe letërsi u zhvillua në 203 mjedise provimi për 50 mijë maturantë në gjithë vendin.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 3385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre
14 Janar, 22:55
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02