Testi i SIDA-s, falas në farmacitë e SHBA

Testi i SIDA-s, falas në farmacitë e SHBA
SHBA-Një projekt pilot i cili po aplikohet në SHBA i jep mundësi amerikanëve por dhe të gjithë shtetasve të tjerë që jetojnë në qytete të ndryshme ti nënshtrohen falas testit të SIDAS. Ata mund ti drejtohen çdo farmacie dhe të kërkojnë të testohen. Farmacistja e trajnuar, me anë të një tampon merrë pështymën e klientit dhe e vendos atë në një solucion të posaçëm. Nëse pas dy minutave vihen re dy linja atëherë testi është pozitiv dhe farmacistja i sygjeron klientit të saj ti drejtohet qëndrave për trajtimin e personave të prekur nga HIV/SIDA.
Ky është projekti i parë pilot i kësaj natyre që ka marrë miratimin e qeverisë amerikane. Ai kushton 1.2 dollarë dhe i jep mundësi çdo personi nga mosha 13 dhe 64 vjec ti nënshtrohen falas testit në farmacitë e 24 qyteteve dhe komunave në SHBA. Ky projekt është mbështetur gjerësisht nga epidemiologët amerikanë sipas të cilëve ai jo vetëm që diagnostikon në mënyrë të shpejt HIV/SIDA-an por në të njëjtën kohë ulë ndjenjën e turpit tek klientët dhe largon stigmën që ekziston edhe në SHBA rreth personave të prekur nga virusi vdekje prurës.Deri tani testi është përkrahur nga pjesa më e madhe e qytetarëve që jetojnë në SHBA.

(ob/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’