Të diplomuarit në infermieri, mami, imazheri dhe logopedi, nëse nuk do të marrin testin e praktikës nuk do të mund të hyjnë në provimin e shtetit.
Testi i praktikës që i teston ata për njohuritë që kanë marrë dhe zbatimin e tyre në vendin e punës, është filtri më i rëndësishëm që ata duhet të kalojnë.
Sipas Presidentit të Urdhërit të Infermierit Sabri Skëndëri nëse ata të diplomuar që nuk marrin testin e aftësimit profesional, nuk do të mund të hyjnë në provimin e shtetit.
“Nëse këta nuk e marrin testimin e aftësimit praktik komisioni në fund fare, sipas sasisë së pikëve u zgjat kohën e praktikës, nga një muaj deri në tre muaj” shprehet Skënderi.
Pas përfundimit të testit të praktikës, të rinjtë do të regjistrohen në provimin e shtetit, i cili ristarton gjatë muajit maj. Provimi i shtetit është filtri më i rëndësishëm që duhet të kalojnë të sapo diplomuarit, pasi ai ju jep të drejtën e ushtrimit të profesionit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com