Në mjediset e Akademisë së Sigurisë në Tiranë ka nisur procesi i testimit për pranimin e punonjësve të rolit bazë të Institucioneve të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (IEVP) në Republikën e Shqipërisë. Testimi po organizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, bazuar në një marrëveshje midis Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme.
Procesi ka nisur me testimin me shkrim, ku kanë marrë pjesë 1393 kandidatë që kishin depozituar më parë dokumentacionin e duhur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ndërsa në fazën e dytë kaluan 950. Procesi do të zgjasë tre ditë, pas testit me shkrim, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit fizik dhe më pas trajnimit.
Ministria e Drejtësisë deklaron se reforma në burgje është një ndër prioritetet kryesore, si një nga degëzimet më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi. “Nëpërmjet sistemit të ri të rekrutimit synohet krijimi i një trupe shërbimi në burgje me integritet moral dhe aftësi profesionale, për të përballuar sfidat e reja që paraqiten, për rritjen e sigurisë në burgje dhe përmirësimin e kushteve dhe trajtimit të të burgosurve”.
Po Demirxhiu, (I)Sufaj=mesuesi Lures ( pse ka ikur????????????), Luli-polici, Shkelzeni-droga, Preci-polici qe drejtojne Policine e Burgjeve akoma jane ne pune????????????????
PërgjigjuShume mire qe po testoni te rinjte, por ama me ata qe kane probleme cfare po behet, sepse keni 4 muaj qe e lancuat lajmin e largimit te tyredhe akoma Nazmiu, Fehmiu, Luli, Shkelzeni, Ferdinanti drejtojne Policine e Burgjeve
Përgjigju