Avokati Alban Duraj është shprehur në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duhet të japë shpjegim se përse nuk jep leje që kryebashkiaku Erion Veliaj të operohet në spitalin që ai do vetë.

Duke akuzuar se drejtorët marrin urdhra verbale nga kryeministri Edi Rama, ai kërkoi nga drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, që të bëj publike se kush e autorizoi transferimin e Veliajt në Fier.

Duraj shtoi se me kalimin e kohës, kryebashkiaku Veliaj ka kuptuar sipas tij, se ai që e ka futur në burg është kryeministri Edi Rama.

“Nuk e besoj që të jetë një skenë e Veliajt për të dalë nga burgu. Veliaj ka qenë ministër, kryebashkiak për gjithë këto vite. Për më tepër që ai ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që të bënte vizitë. Të gjitha këto janë aludime besoj. Ai nuk mund të presë nga një drejtoreshë e përgjithshme e Burgjeve që e ka rrëmbyer në mënyrë të paligjshme. Ajo thotë që ka një urdhër për këtë transferim. Urdhri u bë publik, por autorizimi jo. Pra nuk u bë publik kush e ka autorizuar, Presidenti apo kryeministri. Drejtorët janë kukulla të Ramës, marrin edhe urdhëra në mënyrë verbale. Edhe në rastin konkret nuk presim asgjë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Institucionet duhet të japin shpjegim pse Drejtoria nuk jep leje që ai të bëj operim në një spital që do vetë. Veliaj mendon tani se Nesti Angoni që e ka futur në burg është Edi Rama. Këtë mendim e ka përforcuar me kohën”, tha mes të tjerash avokati Alban Duraj.


Lajmi kryesor:

Operacioni i Veliajt/ Juristi: Është shkelur ligji duke i vonuar ndërhyrjen! Karaj: Kryebashkiaku kërkon të përfitojë duke zgjatur kohën e rikuperimit, pse kërkon ta zgjedhë vetë mjekun