Testimi i 5100 mësuesve
provimi i tyre më 21 jana

Testimi i 5100 mësuesve<br />provimi i tyre më 21 jana
Këtë vit testimi i mësuesve që duan të punësohen në sistemin arsimor parauniversitar. do të zhvillohet më datën 21.01.2017, ora 10:00-12:30, në mjediset e planifikuara nga drejtoritë arsimore rajonale.

Në testimin për ushtrimin e profesionit të mësuesit kanë të drejtën të marrin pjesë: kandidatët që janë pranuar në fazën e parë të konkurrimit nëpërmjet vlerësimit të dosjes, fazë e cila është mbyllur dhe do t'i nënshtrohen këtij testimi 5100 mësues.

Pjesë e testimit do jenë edhe kandidatët që kanë marrë pjesë në testime paraardhëse “Mësues për Shqipërinë” dhe dëshirojnë të përmirësojnë rezultatin e tyre”. 

Në udhëzimin nr.38 të MAS, emërimet e mësuesve bëhen nëpërmjet konkurrimit, i cili ka tri faza. Faza e parë është konkurrimi me dosje, ku MAS ka përcaktuar 13 dokumente dhe kritere që kandidatët duhet të plotësojnë.

Midis tyre janë kualifikimet e ndryshme shkencore, botime, kumtesa dhe publikime të botuara në fushën e arsimit. Po ashtu, pjesë e kësaj dosjeje duhet të jetë edhe fotokopja e licencës së provimit të shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit.

5100 kandidatët që janë kualifikuar në konkurrimin me dosje duhet t’i nënshtrohen testimit “Mësues për Shqipërinë”. Pas testimit, hartohet lista e kandidatëve për çdo profil/lëndë dhe liston kandidatët sipas pikëve të grumbulluara në testim.

Këtyre pikëve u shtohen edhe pikët e marra nga dosja dhe përpilohet një listë përfundimtare e pikëve të fituara.

Faza e tretë e konkurrimit është zgjedhja e vendit të punës, ku përparësi i jepet kandidatit që ka grumbulluar numrin më të madh të pikëve. Kandidati emërohet nga drejtori me kontratë individuale pune me afat një vit kalendarik, e cila konsiderohet si periudhë prove.

Në përfundim të kontratës, pas miratimit të këshillit të prindërve të shkollës dhe komisionit të shërbimit psiko-social, komisioni i cili ngrihet në këtë shkollë bën emërimin definitiv të mësuesit.

Në rastet kur këshilli i prindërve apo komisioni psiko-social nuk bëjnë vlerësim pozitiv për periudhën e njëvjeçare të provës, drejtori i shkollës ndërpret marrëdhënien e punës me mësuesin.

Kandidatët nuk mund të refuzojnë më shumë se tri vende pune të lira në tri njoftime të komisionit. Në rast se refuzojnë më shumë se tri, kandidatët hiqen nga lista e renditjes.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'