Testimi i mësuesëve, qeveria i
përgjigjet PD: Jo test i mirëfilltë
 

Testimi i mësuesëve, qeveria i<br />përgjigjet PD: Jo test i mirëfilltë<br /> 
Pas akuzave të Partisë Demokratike e cila e cilëson testimin e mësuesëve si politik dhe të jashtëligjshëm, ka reaguar qeveria përmes portalit Transparenca.al.
Në deklaratën e qeverisë thuhet se nuk bëhet fjalë për një testim të mirëfilltë, por për vlerësim të nevojave të mësuesëve i cili zhvillohet për të identifikuar nevojat reale për zhvillimin e tyre profesional.

Më tej qeveria sqaron se me anë të këtij procesi nuk do të ketë penalizime e as largime nga puna, por do të krijohet harta kombëtare e nevojave reale për zhvillim profesional për çdo mësues.
 
Deklarata e plotë
Në përgjigje të pretendimit të përfaqësuesit të Partisë Demokratike, sqarojmë se ky nuk është një testim i mirëfilltë, por vlerësim i nevojave të mësuesve i cili zhvillohet për të identifikuar nevojat reale për zhvillimin e tyre profesional. Si i tillë, pretendimi se ky është një testim i paligjshëm është vetëm një spekulim.

Vlerësimi i Tiranës ishte një anketim pilot i kryer nëpërmjet sistemit dixhital, i cili gjithashtu shërben për të provuar efikasitetin e përdorimit të këtij sistemi në të ardhmen. Ndërkohë që vlerësimi i sotëm u zhvillua me shkrim dhe në kushte të rrepta monitorimi, ku është sekretuar fleta e vlerësimit dhe emrat janë koduar.

Me anë të këtij procesi, nuk do të ketë as penalizime, e as largime nga puna, por mbështetje reale për çdo mësues, duke krijuar një skemë të re kualifikimi konform standardeve evropiane e sigurisht një cilësi të re edukimi për 500 mijë nxënës të arsimit parauniversitar.

Deri më sot Shqipëria nuk ka pasur asnjë raport të standardeve të cilësisë së mësuesve si dhe të nevojave individuale për zhvillim profesional. Për herë të parë po krijohet harta kombëtare e nevojave reale për zhvillim profesional për çdo mësues, bazuar në një skemë të re evropiane trajnimi dhe kualifikimi e cila është thelbësore për cilësinë e shkollës shqiptare.
 
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë