Testimi i mësuesve në Tiranë
MAS: Asnjë s'mori maksimumin

Testimi i mësuesve në Tiranë<br />MAS: Asnjë s'mori maksimumin
TIRANE- Mësuesit kanë nevojë që të trajnohen për sa i përket mënyrën se si japin mësim sot, apo metodave që përdorin me nxënësit. Është ky konkluzioni i rezultatit të testimit të mësuesve në Tiranë dhe në rrethe. Sipas Ministrisë së Arsimit mësuesit kanë rezultuar me probleme në fusha të ndryshme. Konkretisht planifikimi është një nga fushat ku mësuesit paraqiten me rezultatet më të dobëta.

Kjo tregon se ata duhet të përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme cilësinë planifikimit në drejtim të planifikimit sipas nevojave dhe interesave të nxënësve, planifikimit me rezultate të nxëni dhe sigurimit të koherencës në planifikim, planifikimit të mësimdhënies bazuar në situata të nxëni dhe situata nga jeta reale. Mësimdhënia  është një tjetër fushë ku mësuesit paraqiten me rezultate të dobëta. “Kjo tregon se mësuesit duhet të përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme cilësinë e mësimdhënies në drejtim të metodologjisë bazuar në kompetenca “Mëso duke bërë”, të teknikave të të pyeturit dhe diskutimeve. Ata kanë nevojë për përmirësim në teknikat e vlerësimit të nxënësit duke e ndihmuar atë të bëjë progres”, - thuhet në raportin e Ministrisë së Arsimit pas testimit për zhvillimin profesional të mësuesve.
 
Raporti
Klima dhe menaxhimi i klasës janë dy çështje të fushave të mësipërme ku ndihet nevoja për përmirësime të konsiderueshme, lidhur me informacionin që duhet të zotërojë mësuesi. Ndonëse në fushat e komunikimit dhe zhvillimit profesional, mësuesit paraqiten disi më mirë krahasuar me fushat e tjera, përsëri rezultatet janë akoma larg pikëve maksimale dhe vlerave që duhet të demonstrojë mësuesi në shkollë në komunikim me nxënësit, me kolegët, me prindërit dhe komunitetin. Mësuesit duhet të jenë më aktivë në zhvillimin e tyre profesional sidomos në rrjetet profesionale të mësuesve si  dhe në zhvillimin profesional brenda shkollës.

Mësuesit e rinj me pak vite punë në arsim duhet të mbështeten nga mësuesit me eksperiencë brenda shkollës, por edhe në rrjetet profesionale. “Në procesin e identifikimit(testimit) në Tiranë aplikuan 1858 mësues dhe drejtues të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, nga të cilët morën pjesë 1651 mësues dhe drejtues. Mesatarja e pikëve të mara në instrument është 18.6 pikë. 25 % e mësuesve kanë marrë deri në 16 pikë, 50% e mësuesve kanë marrë deri në 19 pikë, 75 % e mësuesve kanë deri në 21 pikë”, - thotë Ministria e Arsimit.
 
Femra-Meshkuj
Ajo që bie në sy nga raporti i Ministrisë së Arsimit është se femrat në këtë testim kanë arritur rezultate më të larta se meshkujt. “75% e mësueseve femra kanë rezultate në nivelin e III dhe IV, ndërkohë që 45% e mësuesve meshkuj kanë nevojë për përmirësime të konsiderueshme”, - vlerësohet në raportin e Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë bie në sy që asnjë prej mësuesve në Tiranë nuk ka marrë pikët maksimale në testim.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 janar 2016

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë