Testimi i muajit maj për mësuesit ka mbledhur sërish Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në një dëgjesë me ministren e Arsimit Lindita Nikolla. Komisionerë të Partisë Demokratike këmbëngulin se testimi është jashtë ligjit dhe i panevojshëm. Sipas tyre, ka forma të tjera për të identifikuar kualifikimin e mësuesve.
Ndërsa ministrja Nikolla u shpreh se testimi i majit, ashtu si ai i muajit dhjetor është një sukses dhe se nuk ka gjetje më të ndershme përballë situatës së krijuar në arsim ku 50% e mësuesve nuk punojnë në profilin përkatës.
Në mbledhjen e sotme u diskutua edhe për korrupsionin në arsim. Ishte vetë ministrja që pranoi se ka patur 60 kallzime nga Ministria e Arsimit për antarë të stafit akademik, subjekteve apo edhe administratës mësimore, procesi i ndëshkimit të të cilëve është në vijim.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO