Testimi i numrit të anëtarësisë
PS shpërndan tesera të reja

Testimi i numrit të anëtarësisë<br />PS shpërndan tesera të reja
Tesera e anëtrësisë së Partisë Socialiste nga kjo e hënë do të ketë një imazh tjetër.
 
PS ka nisur shpërndarjen e 100 mijë teserave të reja tek anëtarët e rij dhe të vjetër të kësaj force. Krahas modernizimit të këtij dokumenti që do të shpërndahet në praninë e te deleguarve në qarqe, ky është një proces monitorimi organizativ.

Pak muaj para zgjedhjeve, PS po teston në këtë mënyrë sa prej anëtarësisë i ka qendruar besnike dhe sa të vertëta janë listat e saj.
 
Nga kjo e hënë gjithashtu është vendosur që të jenë të përjavshme takimet e përbashkëta të sekretarëve dhe 12 të deleguarve në qarqe.
 
Ata do të raportojnë cdo javë si kanë ecur detyrat që kanë të bëjnë me pranimet në parti, kuotat, përfundimi i zgjedhjeve të 12 kordinatorëve elektroralë dhe dixhitalë dhe financierëve. Një praktikë e tillë nisi dhe këtë të hënë menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social