Testimi/ Nikolla: Mësuesit
nuk rrezikojnë të penalizohen

Testimi/ Nikolla: Mësuesit<br />nuk rrezikojnë të penalizohen
Më shumë se 16 mijë mësues në rrethe janë testuar për njohuritë e tyre. Por testimi, sipas Ministres së Arsimit Lindita Nikolla, nuk ka për qëllim penalizimin e tyre apo largimet nga puna, por për t’i kualifikuar ata. “Me ata mësues që do të kenë më tepër nevojë, qeveria do të investoi që ata të kenë mundësi të performojnë ashtu siç duhet. Nuk bëhet fjalë për largime nga puna dhe kjo është një gënjeshtër e radhës për këdo që e thotë këtë. E ca më shumë ata që e lanë në rënie të lirë arsimin dhe e shkatërruan deri në këtë fazë. Nuk do të ketë penalizime, nuk do të ketë largime. E kundërta është e vërtetë, mbështetje emër për emër të çdo mësuesi duke krijuar një skemë të re kualifikimi konform standardeve evropiane” - theksoi ministrja e Arsimit, gjatë inspektimit të testimit të mësuesve në Durrës.

Pyetjet e këtij vlerësimi janë hartuar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit. Mësuesit do të vlerësohen në 4 fusha siç janë planifikimi, aspektet metodike-pedagogjike, stili i komunikimit dhe etika e përdorur nga punonjësit arsimor si edhe përgatitja shkencore e mësuesve dhe zhvillimi i tyre profesional. Rezultatet e testimit, mësuesit i morën menjëherë pas përfudnimit të tij.

Skema e re
Sipas Nikollës, pas këtij testimi për mësuesit në Tiranë dhe në rrethe do të nisë procesi i trajnimeve dhe kualifikimeve për të plotësuar nevojat që ata kanë. Në ditët në vazhdim MAS do prezantojë një skemë të re për kualifikimin e mësuesve. “Në ditët që vijojnë ne do të komunikojmë me mësuesit, me publikun, me prindërit, e me nxënësit për t’i dhënë fund asaj që u shit si skema kualifikuese e mësuesve por që në fakt nuk ishte as më shumë e as më pak një piramid e blerjes së krediteve por jo ajo që duhet të jetë realisht skema kualifikuese e mësuesve është ajo që sjell cilësi në formimin e mësuesve” -  u shpreh Nikolla.

Promblemet
Më herët Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e mësuesve në Tiranë, ku më shujmë se gjysma prej tyre kanë rezultuar me prombleme për sa i përket procesit të mësimdhënies. Vetëm 4% e mësuesve në Tiranë nuk kishin nevojë për trajnime.

Përplasjet
Në lidhje me testimin e mësuesve ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike Luciaono Boci. Sipas tij testimi është i paligjshëm dhe bëhet për largimin nga puna të mësuesve. Menjëherë më pas ka reaguar edhe qeveria nëpërmjet portalit “Transparenca.al”. Qeveria thotë se me anë të këtij procesi, nuk do të ketë as penalizime, e as largime nga puna, por mbështetje reale për çdo mësues, duke krijuar një skemë të re kualifikimi.
 
Testimi
“Nuk bëhet fjalë për largime nga puna dhe kjo është një gënjeshtër e radhës për këdo që e thotë këtë. E ca më shumë ata që e lanë në rënie të lirë arsimin dhe e shkatërruan deri në këtë fazë. Nuk do të ketë penalizime, nuk do të ketë largime. E kundërta është e vërtetë”

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë