“Këtu kemi 1000 nëpunës civilë, të cilët ushtrojnë funksione inspektimi në institucionet e administratës publike. Këta nëpunës janë një pjesë e rëndësishme e nëpunësve publik të administratës të cilët kanë përfaqësim të drejtpërdrejtë me bizneset dhe me qytetarët. Departamenti i Administratës Publike dhe Shkolla shqiptare e Administratës Publike do të vazhdojnë të ofrojë trajnime të vazhdueshme për nëpunësit civilë për të rritur kapacitetet dhe për të rritur profesionalizmin e të gjithë punonjësve që ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve”, - u shpreh Drejtoresha e DAP, Albana Koçiu.
Në përfundim të testimit me shkrim dhe me gojë, nëpunësit të cilët vlerësohen me më pak se 50 pikë në total do ti nënshtrohen një trajnimi më të specializuar për një periudhë tre mujore.
“Edhe ky vlerësim i sotëm vjen në vazhdën e nevojës për rritjen e njohurive që punonjësit publik duhet të kenë për të ushtruar funksionet e tyre. Ky nuk është vlerësimi i parë, as i fundi. Do të ketë në vazhdimësi vlerësime te kësaj natyre për të gjithë nëpunësit civilë, të çdo profili pune. Këto testime synojnë te vlerësojnë njohuritë ekzistuese ne ushtrimin e detyrës me qëllim ndërhyrjen për të rritur dhe forcuar kapacitet e nëpunësve publikë, dhe njohuritë e tyre për të shërbyer me profesionalizëm”- tha Albana Koçiu, drejtoreshë e DAP.
Të tilla vlerësime do të bëhen jo vetëm për nëpunësit e fushës së inspektimit por për të gjithë nëpunësit e profesioneve të tjera.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO











