Testohet vaksina ruse për COVID-19 te 38 persona, ka efekte anësore

Testohet vaksina ruse për COVID-19 te 38 persona, ka efekte anësore

Pas lajmit se Rusia ka zbuluar vaksinën kundër koronavirusit dhe reagimeve të ndryshme nga ana e studiuesve dhe ekspertëve në botë ajo është testuar në vetëm 38 njerëz dhe ka rezultuar se ka shumë efekte anësore.

Disa dokumente të zbuluar së fundmi nga Daily Mail japin detaje se vaksina që prezantoi presidenti rus Vladimir Putin, ka shkaktuar tek të vaksinuarit dhimbje, të vjella, këputje, etj. Në një nga dokumentet e dorëzuar për regjistrimin e vaksinës shkruhet se “nuk janë bërë studime klinike për të parë studiuar efektin epidemiologjik”, ndërkohë që Putin deklaroi më herët se ajo i kishte kaluar të gjitha testet e nevojshme.

Gjithashtu ka pikëpyetje në lidhje me aftësinë e vaksinës për të krijuar antitrupa të mjaftueshëm. Rusia tha se do të fillojë vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit në vjeshtë. Ndërkohë që lidhur me këto lajme ka reaguar edhe Organizata Botërore e Shëndetit. OBSH i bëri thirrje Rusisë që të ndjekë udhëzimet ndërkombëtare në prodhimin e vaksinës kundër infeksionit COVID-19.

Vaksina ruse nuk është në listën e OBSH-së me gjashtë vaksina që kanë arritur në fazën e tretë të provave klinike. Reagimi i OBSH-së erdhi pasi Presidenti Putin njoftoi se Ministria e Shëndetit e vendit të tij ka aprovuar vaksinën e parë në botë kundër koronavirusit, duke shtuar se vajza e tij tashmë e ka marrë atë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ftee: 12/08/2020 23:14

    Daily mail eshte portal klikimesh, jo me te kete bere investigime qe as FDA nuk inka kto info.

    Përgjigju
  • Sako: 12/08/2020 14:35

    Cdo vaksine shoqerohet me efekte anesore te perkoheshme. Por ju paguheni nga sorrosianet per te share cod gje qe nuk eshte e tyre. Vaksina e tyre do taketh keputjen pa te vjella

    Përgjigju
    • Pirdh pirdh se lirohesh: 12/08/2020 20:17

      Ktu ke te drejt cdo vaksin ka efekte anesore ne 2 ose 3 ditet e para.ama se clidhje ka vaksina me sorrosin vetem e di daku

    • Italia: 12/08/2020 19:01

      po ik ne Rusi e beje ate vaksine po ta mbajti

    • Andi: 12/08/2020 16:53

      Ti me siguri e di me mire kete pune, do ta kete bere Putini vaksinen sic ja ka bere te bijes.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren