TIRANE- Një grup prej 8 prokurorësh të Krimeve të Rënda dhe të Gjirokastrës janë dislokuar në Lazarat, për të administruar provat materiale në çdo shtëpi të këtij fshati. Grupi i hetuesve drejtohet nga Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme Adnand Xholi. Ndërkohë në Lazarat gjatë ditës së djeshme ka qënë Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Eugen Beci, prokurori Anton Martini dhe prokurori Behar Dibra.
Për të koordinuar punën hetimore dhe sekuestruar çdo provë të mundshme, në ambientet e prokurorisë së Gjirokastrës, është zhvilluar një mbledhje urgjente, nën drejtimin e prokurorit Adnand Xholi në fund të mbledhjes, është vendosur që duke filluar nga sot në Lazarat do të hyjnë për të mbledhur provat kriminal 15 grupe të Policisë Gjyqësore, që do të drejtohen nga pesë prokurorë, mes tyre dy të Krimeve të Rënda dhe tre të prokurorisë së Gjirokastrës.

Faksimile e ekstraktit të Gjykatës së Krimeve të Rënda të dënimit me 6.8 vite burg në 2012 të Albert Mahmutaj, djalit të Gate Mahmutaj
/Shqiptarja.com

Braçe: Ku je prokuror? Mos e ço dëm operacionin e policisë
Tahiri:Prokuroria e humbi ritmin