Denaj: Mbështetja gjermane e rëndësishme në ekonomi dhe integrimin e vendit tonë në BE

Denaj: Mbështetja gjermane e rëndësishme në ekonomi dhe integrimin e vendit tonë në BE

Ministrja Denaj në aktivitet

Ambasada Gjermane në Tiranë ka organizuar aktivitet me rastin e “Tetorit gjerman”, ku pjesëmarrëse ishte edhe ministrja Denaj Ministrja për të prezantuar punën e GIZ në Shqipëri, tema e të cilit është “Talente dhe ide për të ardhmen e Shqipërisë”.

 Ministrja Denaj vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen që qeveria Gjermane i ka dhënë dhe i jep vendit tonë.

Sipas saj, ky bashkëpunim është mbështetur në dy shtylla komplementare, bashkëpunimin financiar dhe bashkëpunimin teknik, ku mbështetja është dhënë në projekte të ndryshme në fushën e energjetikës, infrastrukturën sociale, por edhe në fusha të tjera të ekonomisë, si bujqësia apo turizmit.

“Janë më shumë se 1 miliardë euro dhe pothuajse më shumë se 200 milionë asistencë teknike, të cilat përfshijnë të gjithë këto fusha. Fokusi i bashkëpunimit teknik që prezantuar edhe sot në këtë panair është mbështetja e shoqërisë shqiptare në rrugën e integrimit evropian dhe kjo është një perspektivë e dëshiruar nga të gjitha palët. Sigurisht bëhet me mbështetjen e të gjithë aktorëve dhe ju falënderoj shumë për temën e zgjedhur për këtë panair, “Talente dhe ide për të ardhmen e Shqipërisë”, sepse në fakt ky panair i takon të rinjve dhe ata do ta çojnë përtej nesh të gjithë procesin e nisur”, u shpreh Denaj.

Qeveria gjermane ka mbështetur me projekte të ndryshme zhvillimin e arsimit profesional në vendin tonë. Edhe pse sot ka 35 shkolla të arsimit profesional dhe një rritje të numrit të nxënësve që zgjedhin të arsimohen në këto shkolla, nga 14 mijë katër vite më parë në gati 20 mijë për këtë vit.

 Ministrja Denaj informoi se MFE është duke punuar mbi një strategji, e cila do të fokusohet në një përshtatje më të madhe të punësimit me arsimin profesinal, si dhe për një qasje tjetër në dëgjimin e zërit të biznesit lidhur me arsimin profesional.

“Investimi në shkollat profesionale është i larmishëm dhe ka nisur prej kohësh. Për katër vitet e fundit shohim një rritje të nxënësve në shkollat e arsimit profesional. Në këtë aspekt kemi punë për të bërë, si në aspekt të kurikulave, për të përmirësuar cilësinë e tyre dhe gjetjen e atyre cilësive profesionale që i vlejnë tregut të punës, por edhe infrastrukturës, në mënyrë që shkollat të jenë të përshtatshme dhe për arsimin dual", ka thënë Denaj.

Sipas saj, gërshetimi i teorisë me praktikën është shumë i rëndësishëm dhe i mësuar ai paralelisht, në stilin gjerman, është po aq i vyer, sepse e kanë treguar me vepra që është i duhuri.

Ministrja Denaj dhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë në aktivitet

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KIRI: 15/10/2019 19:01

    O MINISTRE DENAJ MOJ DEBILE,,,GJERMANET NUK VIJNE NE SHQIPERI PER TE ZHVILLUAR SHQIPERINE,,,,PO TE KISHIN DASHUR E KISHIN BERE ME KOHE,,,,,POR PER TE HAPUR KURSE GJERMANISHTE PER TE MARRE RININE TONE NE GJERMANI SEPSE KANE MBETUR AZILET PA INFERMIER-SANITAR PER TE LARE MUTIN E THARE NE BYTHE PLAKASH,,,...PRANDAJ THIRRINI MENDJES E HAPNI PUNE PER RININE NE SHQIPERI....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia