Protesta e djeshme e Partisë Demokratike, nuk prodhoi asgjë të re, veçse kësaj radhe, në vend të flamujve të SHBA të përdorura rëndom si një forcë e madhe "mbështetëse" ndaj opozitës kundër “regjimit” të Ramës, ishin ato të Gjermanisë. Kjo “risi” dhe dhuna e përdorur në tubim, solli një reagim të ashpër nga Ambasada Gjermane drejtuar PD.
Ambasada Gjermane ka dënuar ashpër sulmet me molotovë e mjete piroteknike drejt institucioneve e efektivëve të policisë. Në reagim i kërkohet kupolës drejtuese të PD të distancohen nga dhuna e papranueshme dhe se e drejta për të protestuar, nuk mund të legjitimojë dhunën.
“Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
Zgjedhja e flamujve gjermanë konsistonte me zhvillimet e fundit politike, nisur nga kritikat që gjermanët i kanë bërë qeverisë Rama pas vendimit për mosarrestimin e Belinda Ballukut, e parë si ndikim i drejtpërdrejtë në rrugën drejt anëtarësimit të BE.
Heqja e flamujve amerikanë, ishte dhe një shprehje e hapur e mosrealizimit të ëndrrave të demokratëve, fillimisht për mos heqjen e ‘non grata’ të Sali Berishës, pastaj “arkitekti i fushatës” së PD LaCivita dhe në fund ftesa e Trump për kryeministrin Edi Rama në Bordin e Paqes.


Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka komentuar reagimin e Ambasadës Gjermane drejtuar Partisë Demokratike ku dënohet ashpër dhuna e përdorur dje në protestë. Teksa hidhnin molotovë drejt institucioneve dhe efektivëve të policisë, në duar militantët e Berishës mbanin flamuj gjermanë.
“Ka pasur zjarr dje në #Tiranë?! I njëjti në 35 vite eeee?! Po lexoj që dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë!!
Po gjermanët qenkan kundër dhe ashpër madje; Lexojeni Gjermaninë!! Dhe lexojeni gjithmonë, jo veç për zjarrin!!”, shkruan Braçe.
Komente












Kështu është kur përkrahëni një kriminel me damkë nga Amerika dhe Anglia....
PërgjigjuAmbasada gjermane përkrah një kriminel të shpallur NON GRATA NGA SHBA DHE BRITANIA E MADHE....
Përgjigju