TIRANË-Teatër, filma muzikë, forume diskutimesh dhe ekspozita, ofron Tetori Gjerman këtë vit me një program të larmishëm e ambicioz aktivitetesh.Tetetori Gjerman, zhvillohet këtë vit për të tetën herë radhazi.
Ky është një sukses i bukur dhe tanimë një traditë e mirfilltë, tha sot Ambasadori gjerman Hellmut Hoffman gjatë prezantimit të programit në ambientet e Ambasadës Gjermane.
Diplomati gjerman tha se ideja qendrore e Tetorit Gjerman është të bashkojë njerëzit dhe të krijojë  rrjete lidhjesh mes tyre. Ai ftoi shqiptarët dhe gjermanët që të njohin më mirë njëri-tjetrin dhe ta shëndërrojnë Tetorin Gjerman të këtij viti në një festë krejt të vecantë të miqësisë gjermano-shqiptare. Ambasadori Hoffman falënderoi partnerët dhe sponcorizuesit e shumtë për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në realizimin e Tetorit Gjerman.
Përgjatë plot katër javëve në qytetet të ndryshme të Shqipërisë do të zhvillohen aktivitete në kuadër të Tetorit Gjerman.Në fokus do të jenë projekte ndërkufitare që lidhin kulturën shqiptare me atë gjermane duke bërë bashkë njerëz të kulturës nga të dy vendet.
Kështu përshëmbull regjisori i mirënjohur i skenës së teatrit shqiptar Stefan Çapaliku në bashkëpunim me Qendrën e Gjuhës Gjermane në Tiranë do të vërë në skenë pjesën e dramaturgut gjerman Heiner Muller me titull "Hamlet-Makina".
Këngëtarja me origjinë shqiptare e muzikë Jazz Eda Zari, e cila jeton prej vitesh në Gjermani, fton në një mbrëmje nën moton "Jazz & Lirikë", gjatë së cilës muzika dhe poezia, shqiptare dhe gjermane, do të lidhen në një formë të re dhe mjaft interesante.
Ndërsa më 11 tetor 2014 grupet muzikore "Fiva", "Fijuka" dhe "Christian Tschanz" nga Gjermania, Austria dhe Zvicra, së bashku me një grup muzikor shqiptar do të japin një koncert "open air' në Tiranë. Krahas kësaj programi parashikon edhe koncerte klasike, ëorkshop-e dhe shfaqje filmash të njohur gjermanë.
Por Tetori Gjerman nuk do të përqendrohet vetëm në aktivitetet klasike kulturore; ai do t'uofrojë diçka edhe të interesuarve për politikën, historinë dhe ekonominë. Kështu zyrat e GIZ-së dhe KfW-së do të prezantojnë më 21 Tetori 2014, "Ditën e Bashkëpunimit për Zhvillim mes Gjermanisë dhe Shqipërisë", arritjet e shënuara në këtë drejtim si dhebashkëpunimin e ardhshëm.
Ndërsa Ambasada Gjermane duke nisur prej datës 13 tetor2014 do të prezantojë në sallat e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë ekspozitën "Diktatura dhe demokracia në epokën e ekstremeve".
Organizimet kulturore dhe eventet artistike në kuadër të Tetorit Gjerman, janë rasti më i mire per artistët e rinj dhe Publikun artëdashës të njohin nga afër arritjet e kulturës gjermane.
Një numër i madh aktivitetesh të tjera ftojnë për diskutime dhe shkëmbim përvojash./ATSH/