Tetori Gjerman ndalet në Shkodër, orkestra Federale e Jazzit për herë të dytë në Shqipëri

Tetori Gjerman, nisma e Ambasadës Gjermane në Shqipëri është ndalur në Shkodër në kuadër të aktiviteteve social kulturore të cilat promovojnë kulturën gjermane në Shqipëri.

Një prej tyre ka qenë edhe koncerti i orkestrës Federale të Jazz-it, që është mbajtur në Shkodër në Teatrin Migjeni të Shkodrës.

I pranishëm në këtë event ka qenë edhe ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf i cili foli shqip para spektatorit ne Shkoder.

Orkestra Federale e Jazz-it (BuJazzO) është orkestra zyrtare rinore e muzikës Jazz në Republikën Federale të Gjermanisë, bën të ditur ambasada gjermane në Tiranë.

Me programin e saj “A Tribute To Kenny Clarke-Francy Boland Big Band” kjo orkestër vjen në Shqipëri për herë  të dytë në kuadër të Tetorit Gjerman pas shfaqjes së saj në vitin 2005.

Nën drejtimin artistik të Jiggs Ëhigham orkestra rinore solli në kujtesë Clarke/Boland-Band, një grup muzikor që në vitet ’60-të mblidhte muzikantët europianë më të mirë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!