Tetove, arrestohen 6 personat e shpallur në kërkim ditën e djeshme

Tetove, arrestohen 6 personat e shpallur në kërkim ditën e djeshme

Mbrëmjen e sotme prapa hekurave kanë përfunduar edhe gjashtë persona të tjerë që ishin në kërkim për vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në Reçicë të Vogël të Tetovës.

Personat e fundit të arrestuar nga ana e policisë janë: Nuredin Misini, Hajredin Misini, Florim Misini, Bashkim Misini, Mursel Misini dhe Driton Ferati.

Mbeten në arrati akoma edhe 5 persona të tjerë. Policia informon se edhe arrestimi i këtyre të fundit tashmë është çështje orësh, por për shkak të hetimeve nuk jep më shumë detaje.

Policia sot dorëzoi 11 padi penale për personat e përfshirë në zënkën e një nate më parë në Reçicë të Vogël ku jetën e humbi Naip Rexhepi nga Kumanova.

Siç flitet jozyrtarisht, të dy grupet kanë qenë në konflikt të vazhdueshëm për udhëheqjen e degës së BDI-së në Kumanovë. Për këtë arsye edhe konflikti me pasoja tragjike ndodhi afër Selisë së BDI-së. Por këto informacione u mohuan kategorikisht nga integristët, të cilët përmes një kumtese hodhën poshtë zërat që kjo zënkë të ketë të bëjë më partinë. Në degën e BDI-së në Kumanovë, edhe në vitin 2015 ka pasur një zënkë ku humbi jetën Xhemail Rexhepi, i njohur si Komandant Shqiponja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK