TETOVË - Qindra qytetarët të Tetovës protestuan para fabrikës “Jugohrom” në fshatin Jegunovcë duke brohoritur me sloganet “Vrasës vendosni filtrat”, si dhe në mënyrë simbolike vendosën një arkivol para hyrjes të fabrikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetar i organizatës joqeveritare “Eco Guerilla”, Arianit Xhaferi, tha se kërkojnë nga fabrika, e cila prodhon çelik dhe hekur, që të vendosin filtrat oxhaqeve të tyre që “vjellin” vetëm helm dhe kancer për qytetarët. Ai më tej theksoj se: “Nuk jemi këtu kundër punëtorëve të fabrikës, nga të cilët shkelet e drejta dhe dinjiteti i tyre në këtë vend, jemi për të kërkuar nga korporate ruse që udhëheq këtë impiant të vendos filtrat. Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë edhe më tej sepse zgjidhje dhe ajër tjetër nuk kemi, këtu kemi vetëm këtë ajër që thithim dhe që nuk është ajër por është helm”.

Sipas tij fitimi i fabrikës arrin deri në 100 milion euro në vit, ndërsa me arrogancën e tyre nuk duan të paguajnë vendosjen e filtrave ekologjike të kësaj fabrike dhe me këtë protestë ata bëjnë thirrje qeverisë që të tërheq vendimin e kundërshtuar dhe të turpshëm që lejon helmimin e qytetarëve të Tetovës dhe rrethinës.

Protestuesit qëndruan disa minuta sy mbyllur para fabrikës, pasi sipas organizatorëve qeveria vendosi të mbyllë sytë para kërkesës të mbylljes së Jugohromit.

protesta ne tetove
FOTO të tjera

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)