Ky takim ishte i rëndësishëm për të dy ekipet, pasi durrsakët kërkojnë titullin, ndërsa beratasit janë në luftën për mbijetesë. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Në pjesën e dytë Teuta kërkon t’u imponohet miqëve dhe në minutën e 57-të e gjen golin e shumëpritur me Tairin.
Shqiptaro-maqedonasi gjuan nga distanca dhe topi kalon shumë pranë portierit Llani, që nuk reagon dhe topi përfundon në rrjetë. Ky veprim e irriton trajnerin e Tomorit, Ernest Gjoka, i cili e zëvendëson portierin Llani me Haxhon. Në minutën e fundit të ndeshjes durrsakët kanë mundësi për ta dyfishuar rezultatin, por Çota tregohet i paskatë nga pika e bardhë e penalltisë.
Gjuajtjen e sulmuesit durrsak e neutralizon portieri Haxho dhe gjithçka mbyllet 1-0. Me këtë fitore Teuta shkon në kuotën e 43 pikëve dhe për 24 orë e ka të sigurtë kryesimin e kategorisë superiore. Padyshim që kjo fitore e Teutës e shton presionin tek Skënderbeu dhe Tirana, që janë të detyruara të fitojnë për të mos humbur terren.
E dielë / 08.04.2012
Flamurtari – Bylis (ora 15:00)
Kastrioti – Skënderbeu (ora 15:00)
Tirana – Apolonia (ora 17:00)
E hënë / 09.04.2012
Laçi – Shkumbini (ora 16:00)
Kamza – Dinamo (ora 16:00)
(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com