Teuta surprizon Partizanin, Flamurtari barazon në fund me Vllazninë

Teuta surprizon Partizanin, Flamurtari barazon në fund me Vllazninë

Moment gjatë ndeshjes Partizani-Teuta

Përfundon me 2 surpriza java 32 e Kategorisë Superiore në futboll. Teuta dhe kanë fituar jashtë fushe ndaj Partizanit, ndërsa dhe Flamurtari ka arritur vetëm në fund të barazojë me Vllazninë.

Teuta përmbys Partizanin dhe merr një fitore me shumë vlerë për mbijetesën. Edhe pse “demat” ishin në avantazh, nuk mundën që të menaxhonin rezultatin, pavarësisht se Batha u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 

Ishte Çyrbja që fillimisht shënoi golin e  barazimit për miqtë para fundit të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë shënuan dhe Hrkaç e Hila për t’i dhënë fitoren “djemve të detit” që tashmë shkojnë 2 pikë pas Kamzës dhe barazohen me pikë me Vllazninë.

Në anën tjetër kryeqytetasit i ndërlikojnë pozitat e tyre për zonën europiane, pasi e shohin Luftëtarin e vendit të tretë 5 pikë larg dhe ndodhen në vendin e pestë, sepse i ka parakaluar dhe Laçi e tashmë rrezikojnë jo pak.

Partizani-Teuta 1-3
Batha 16’/ Çyrbja 41’, Hrkaç 63’, Hila 73’
Partizani: Hoxha, Ibrahimi (Sulejmani 68′), Gojkoviç, Belica, Trashi, Batha, Bardhi, Telushi (Mala 62′), Asani, Abdurahimi (Kotobelli 63′), Progni. Trajner: Klevis Dalipi.
Teuta: Moçka, Gjeorgievski, Shkalla, A. Bilali, Hakaj, Çyrbja, Hila, Hrkaç (Dediç 78′), Alhasan (Beqja 52′), Kruja, Latif. Trajner: Gentian Begeja.
Gjyqtarë: J. Xhaja, R, Avdo, E. Ganxhi, A. Beqiri
Kartonë të verdhë:  Gjeorgievski 30′,Beqja  64′

Flamurtari e Vllaznia janë ndarë në barazim 1-1 në Vlorë, në një ndeshje dramatike, me emocione, gola dhe nerva pa fund, për shkak të rëndësisë së takimit. Flamurtari kërkonte pikë për të shpresuar tek Europa, por ishte shumë pranë humbjes.

Vllaznia goditi në kundërsulm me Ribajn pak minuta para fundit, duke respektuar në maksimum planin e trajnerit Gjoka, por në shtesë Flamurtari gjeti barazimin me Seku Kamara.

Ndonëse erdhi në fundin e shtesës, barazimi i Flamurtarit ishte i merituar dhe minimumi, pasi goditi dy herë shtyllën më parë gjatë ndeshjes. Ndërsa Vllaznia ka humbur një penallti, e priti portiere Nurkoviç.

Flamurtari-Vllaznia 1-1
Kamara 90’+4 / Ribaj 84′
Flamurtari: Nurkoviç, Pollozhani, Musta, Siljanovski, Veliu, Sidibe, Useini (Deliaj 74′), Tunkara (Zhufo 67′), Muarem, Nedelkjoviç (Kamara 52′), Bushiç. Trajner: Ardi Behari. 
Vllaznia: Sherri, Pjeshka, Mersini, Orelesi (Krymi 46′), Çinari, Vucaj, Gocaj, Lika, Malota, Tafili, Ribaj. Trajner: Ernest Gjoka. 
Kartonë të verdhë: Tunkara 67′ / Tafili 42′
Gjyqtarë: E. Sino, I. Tartari, O. Grabova, K. Cjapi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja