'Teuta vlen më shumë se vendi i fundit', Colella: Partizani ka vetëm një mungesë! Na parkojnë autobusin

'Teuta vlen më shumë se vendi i fundit', Colella: Partizani ka vetëm një mungesë! Na parkojnë autobusin

Trajneri i Partizanit, Colella

Partizani luan nesër në 17:45 me Teutën në transfertë. Dueli i "Niko Dovana" vlen për javën e nëntë në Superligë, me Demat kryesues që luajnë kundër vendit të parafundit. Për mediat ka folur edhe trajneri i Partizanit, Giovanni Colella. Italiani ka thënë se është i lumtur që lojtarët e tij do jenë pjesë e Kombëtares (Bitri, Hadroj, Skuka, Rrapaj), teksa tregon mungesën për nesër. Vetëm Mensah nuk është i gatshëm për stafin, me trajnerin që ka folur edhe për çështjen e golit dhe kundërshtarët që "parkojnë autobusin" kundër tyre.

"Mungesat – E vetmja mungesë është e Mensah ditën e nesërme.

Ftesat në Kombëtare –Në ndeshje do të jenë lojtarët që janë të grumbulluar në Kombëtare, ndryshe nuk do të shkonin në grumbullim.

Teuta – Deri në javën e kaluar, për Teutën flitej vetëm keq që rrezikonin rënien nga kategoria. Futbolli nuk është kështu. Teuta fitoi ndeshjen e kaluar dhe kjo tregoi që është skuadër shumë e rrezikshme. Janë dy shtete të vetme në botë që mendohet që skuadra e vendit të parë duhet ta fitojë ndeshjen ndaj asaj të vendit të fundit, ata janë Italia dhe Shqipëria. Teuta vlen më shumë se vendi i fundit. Do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë si të gjitha ekipet. Të gjitha ndeshjet do t’i përgatisim sikur është ndeshja ndaj Tiranës.

Çështja e golit – Shpresoj që kur nuk bëhet gol të mos flitet vetëm për sulmuesit. Me siguri me Kastriotin kemi qenë më pak efikas dhe preciz për rastet. Nuk kemi goditur vetëm shtyllën, por kemi goditur disa herë portën. Do të isha shumë i shqetësuar kur ta godisnim vetëm një herë portën gjatë një ndeshje. Nuk është vetëm Partizani që ka vështirësi kur i parkojnë autobusin përpara portës. Në të gjithë botën e futbollit, nga Holanda te Kongo, Japonia, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur një ekip parkon autobusin përpara portës ka vështirësi. Ne duhet të mësojmë që të luajmë këto lloj ndeshjesh. Nuk kanë të bëjmë pozitat e klasifikimit, por ne duhet të jemi më të aftë për të zgjidhur këtë ndeshje", tha trajneri i Partizanit.

Më pas italiani u ndal edhe te statistikat në derbin e humbur me Tiranën, aty ku të tijtë bënë 15 asiste kundër 1 të bardhebluve. Colella foli edhe për dëmtimet nga intensiteti i lartë dhe një ftesë të mundshme për Rexhepin nga Maqedonia e Veriut.

"Statistikat – Në konferencën e radhës për shtyp do të sjell statistikat. Vetëm ndeshjen ndaj Tiranës, sulmuesit tanë kanë shërbyer 15 asiste dhe Tirana vetëm 1. Asiste janë edhe ata që kur nuk kanë shënuar. Janë shënuar pak gola për ato raste të shumta që kemi krijuar.

Dëmtimet – Pjesa më e madhe e dëmtimeve të lojtarëve, janë dëmtime në kavilje ose diçka e tillë. Këto janë normale sepse intensiteti është i lartë. E rëndësishme është të mos ketë dëmtime të rënda.

Bekim Rexhepi dhe Maqedonia e Veriut – Unë do të isha shumë i lumtur edhe nëse do të grumbullonin 20 futbollistë. Do të ishte kënaqësi e madhe edhe nëse Rexhepi do të ishte pjesë e Maqedonisë së Veriut, por nuk ka pasur asgjë", tha Colella para mediave.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë