Thaçi 'ngul këmbë': Qeveria sipas
rezultatit të 8 qershorit e Gjykatës

Thaçi 'ngul këmbë': Qeveria sipas<br />rezultatit të 8 qershorit e Gjykatës
Kryeministri në detyrë në Kosovë, Hashim Thaçi thekson se zgjedhjet e 8 qershorit ishin të lira, demokratike dhe transparente, ndërsa PDK shënoi fitore të pastër, bindëse dhe spektakolare.
 
“Zgjedhjet e 8 qershorit ishin fer, të lira, demokratike dhe transparente. Këto zgjedhje u organizuan për herë të parë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. U shënua sukses historik për shtetin tonë të ri. Institucionet qendrore dhe lokale po shtrinin autoritetin shtetëror në gjithë territorin. Sovrani, populli foli dhe u deklarua lirshëm”, shkruan Thaçi në rrjetin social Facebook.

Sipas tij koha kur Kosova qeverisej nga liderë që përjetësisht nuk kanë arritur të fitojnë numra dyshifrorë në zgjedhje të lira, ka mbaruar përgjithmonë. Ai thekson se Kosovës i duhen institucione të qëndrueshme, por qeverinë e formon partia që ka fituar zgjedhjet.  

“Qeveria e re e vendit do të ndërtohet duke respektuar rezultatin zgjedhor te 8 qershorit dhe duke respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kosovës i duhen institucione stabile, efektive dhe shumë përfshirëse të fokusuar në krijim të vendeve të reja të punës”, përfundon mesazhin e tij në Facebook, lideri i PDK-së, Hashim Thaçi.




Redaksia online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat