PRISHTINË - Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se vetëm komunikimi, dialogu dhe integrimi është e ardhmja e Kosovës, e jo bllokadat. Këto komente, Thaçi i bëri në seancën e Kuvendit të Kosovës, duke iu përgjigjur shqetësimeve të deputetëve opozitarë për zhvillimet e fundit politike.
“Iu bëj ftesë që të zhvillojmë debatin në Kuvend, të punojmë bashkërisht, t’i kqyrim interesat shtetërore mbi ato partiake dhe grupore dhe të lëvizim drejt përspektivës së sigurtë evropiane dhe në asnjë rrethanë me ndonjë sjellje të pahijshme ta fusim në qorrsokat përspektivën evropiane”, ka thënë Thaçi.
Ndërkohë, kreu i ekzekutivit ka falënderuar të gjitha subjektet politike për kontributin e tij për të arriturën, siç tha ai, historike, për hapjen e dialogut për liberalizimin e vizave.

(aq/shqiptarja.com)