Thaçi-Daçiç, jo Nobel me shqiptarë
të diskriminuar të Preshevës

Thaçi-Daçiç, jo Nobel me shqiptarë<br />të diskriminuar të Preshevës
PRESHEVE- Eliot Engel dhe Robert Aderholt i shkruajnë Komitetit të Nobelit për Paqen 2014, që çmimi t’u jepet dy kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, respektivisht Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiç dhe shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, e cila ndërmjetësoi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Sipas Tanjug-ut, lajmi është bërë publik nga grupi lobues proserb në Kongresin amerikan.

Gazeta e njohur amerikane, NY Times ka përgatitur një profil për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të titulluar “Thaçi aspiron të bëhet burrë shteti, por e përndjek e kaluara e tij si guerilas”.  Gazeta shkruan se ish- drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe diplomatët perëndimore thonë se ai ka qenë një udhëheqës i pamëshirshëm i UÇK-së, që urdhëronte arrestime, vrasje dhe përndiqte rivalët e mundshëm të tij (”Former K.L.A. commanders and Western diplomats say he was a ruthless and much-feared leader during the 1998-99 Kosovo war, who ordered arrests, assassinations and purges within the rebel army’s ranks to fend off potential rivals. Mr. Thaci has strongly denied this. “)

Madje sipas NYT emri i tij përflitet nga disa persona  për çmimin Nobel të Paqes. Por, gazeta prestigjioze amerikane, megjithatë shton se një gjë e tillë është e pamundur. (The Neë York Time : “His name even invoked, hoëever improbably, as a possible Nobel Peace Prize candidate”) “Serbia shteti me i korruptuar dhe kriminalizuar ne Evrope”, “Kosova, shtet me i korruptuar|”, “Zbulohen varreza masive ne Serbi”. “Nenat kosovare kerkojne eshtrat e mbi 1700 bijve te tyre ne Serbi “Ne Kosova papunesia me e madhe ne Evrope”, “Interpol: Serbia dhe Kosova rajone te trafikut te droges dhe prostitucionit..” jane keta tituj qe kemi hasur ne shtypin vendor dhe perendimor por edhe ne raportet e organizatve nderkombetare qofte nga  OKB, OSBE, BE apo nga Interpol.

Ne mars te ketj viti shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton ka thënë se ajo do të largohet vitin e ardhshëm, duke shtuar se është e lodhur nga të gjithë udhëtimet që parasheh puna e saj. Duke folur në një debat në Bruksel të shtunën (16 mars) të organizuar nga Fondi Gjerman Marshall, ajo tha: “Nuk ka asnjë mundësi për të pasur një mandat të dytë dhe ky post ka nevojë për të patur dikë tjetër…Mandati i Ashton-it pritet të përfundojë më 1 dhjetor 2014.

“Ashton do largohet nga politika e jashtme e BE-së vitin tjetër” pas ketij lajmi te plasuar ne mediet boterore duket se disa lobist proserb ne Amerike po ju ngutet qe te kandidojne treshen Dacicin-Thacin-Ashton” cmimi Nobel. Ky propozim  ndoshta ndodhe vetem per t’ia bere qejfin Ashton se ka “kryer ne mision” ne prag te largimit te saj, qe ne fakt popullata ne Kosove eshte e zhgnejyer (kupto pergatitjen e serbeve per nje “Republike serbe” apo apo rebelim i tyre drejt shkeputjes) aq me teper me shqiptaret e shtypur ne Luginen e Presheves, rajoni ky me i varfer dhe me i diskriminuar ne Evrope.

Jemi deshmitare dhe nese shikojme te kaluarat e ketyre kandidateve asnjeri nga ta nuk jane aq te paster dhe nominimi i tyre per Cmimin Nobel do te ishte ne kundershtim me realitetin ne rajon, sidomos situaten e mjere ne Kosove dhe Serbi, kupto ne Lugine te Presheves. Madje kandidati serb per Nobel ishte dore e djathte e kryekriminelit serb Miloshevicit dhe zedhenes i diktorit te fundit serb ne Evrope i cili i arrestua, u gjykua per krime, maskara dhe gjenocid ndaj joserbeve ne Kosove dhe Ballkan…Dhe tani shtrohet pyetja se propozimi i ketyre emrave per kete cmim eshte serioz apo per shaka !?
 
Ose nese eshte serioz atehere domosdo lind dyshimi mbi vlerat e  cmimit Nobel, kur dihet se ende ne nje pjese te Evropes Luginen e Presheves (rajon i banuar me shqiptare etnik ne mes kufirit Kosove-Serbi) mbahet nje popull ende i diskriminuar dhe i iyoluar, nga nje politike antishitare trashiguar nga ish-regjimi i Miloshevicit, ndersa serbet ne Kosove jane te privlegjuar dhe shume me te avancuar nga vendoret po ashtu edhe nga nderkombetaret per dallim nga shqiptaret e Serbise jugore, ne rajonin e njohur me emrin Lugina e Presheves, banuar me shqiptare etnike, dy here me shume se sa sa ka serbe ne Kosove.

Per politiken diskriminuese ne Luginene Preshves ndoshta me se paku eshte fajtor Brukseli. Themi keshtu sepse Maja Kocijancic, zëdhënëse e zyrës së Përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton, ka thënë per agjencine e lajmeve “Presheva jone” se në takimet e Bruksel, në mes kryeministrave Thaçi dhe Dacic është biseduar për serbet e Veriut te  Kosovës, por jo edhe  për shqiptaret etnike te Luginës se Preshevës. “Për Luginën e Preshevës mund të flitet në Bruksel, nëse Thaçi dhe Dacic janë dakord”, ka pohuar znj. Kocijancic.

Në raportin e fundit te Departamentit Amerikan te Shtetit mbi Serbine duke folur per minoritetet, nder tjera eshte thene se në Luginën e Preshevës ndiqen të rinjtë shqiptare, arrestohen me motive politike. “Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, përfshirë edhe atë në Serbi, ku bën fjalë edhe për diskriminimin e shqiptarëve etnike në Luginën e Preshevës- Arrestimet ndaj të rinjve shqiptarë në Serbi ishin të motivuara politikisht dhe të orkestruara nga ministri Ivica Daçiç, për të rritur pozitën e tij në zgjedhjet serbe që u mbajtën dy ditë pas arrestimeve…”
 
Madje edhe vetë lideret e Lugines nga i pari deri tek i fundit “perveç disa servilëve) kane kritikuar mosangazhimin serioz te Thaçit ne Luginen e Presheves. Keshtu sipas liderit te BDL-se dr.Skender Destanit, nenkryetar i komunes se Presheves,  ka deklaruar se Dacic dhe Thaçi e kanë izoluar Luginën e Preshevës. Ngjashem gishtin kah Prishtina dhe Beogradi ka drejtuar edhe kryetai i Kuvedit te Bujanocit, Jonuz Musliu, ish-drejtor politik i SHP te UCPMB-se sipas te cilit fajtore kryesore per krizen ne Luginen e Presheves jane Ivica Dacic dhe Hashim Thaci. Madje dy-tre lidere te Lugines se Presheves kane pohuar per “Presheva jone” se nese nuk zgjidhet problemi i shiptareve ne Serbi (Lugine te Presheves) sikur ai serbeve ne Kosove (Veri) do te kete protesta kunder propozmit eventual te Dacicit dhe Thacit per “Cmim Nobel”, te cilet jane shume larg per ta marre, siç ka shkruar gazeta amerikane The Neë York Time.

Marrë nga “Presheva Jonë”

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij