Pas votimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Mustafa, presidenti Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që ta shpërndaje Kuvendin e Kosovës.
Ai shpërndarjen e Kuvendit e ka bërë përmes dekretit dhe i cili ka hyrë mënjeherë në fuqi.

Kosova e Shqipëria, në zgjedhje më 18 qershor?
Partia Demokratike e Kosovës i dha fund koalicionit qeveritar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas 3 vitesh bashkëqeverisjeje.
Me 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi votoi mocionin e mosbesimit për Qeverinë “Mustafa”, prodhim i një krize paszgjedhore të vitit 2014. Pas rrëzimit pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat, sikurse në Shqipëri, mund të mbahen më 18 qershor.
Marrëveshja e vitit 2014, që parashikonte Mustafën kryeministër dhe Thaçin president, ishte arritur në fund të 6 muajve bllokimi institucional, pasi si kryetar i LDK-së ai kishte bashkuar votat me dy partitë e tjera në opozitë për të penguar mandatimin e Thaçit sërish kryeministër.
Në këmbim mori postin e kryetarit të Kuvendit, zgjedhje që u konsiderua më pas antikushtetuese. Kriza u zgjidh në fundvitin e 2014-s me ndërhyrjen e ndërkombëtareve./Koha.net
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com