Thaçi: Do përmbushim detyrimet
e udhërrëfyesit
Kryeministri Hashim Thaçi e ka quajtur lajm të vonuar, por të mirëpritur siç ka thënë ai aprovimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian në Bruksel.
PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës , Hashim Thaçi ka deklaruar sot se vendi i tij do të përmbush të gjitha detyrimet që dalin nga udhërrëfyesi i BE.
“Dje u hap një etapë e re mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Dëshiroj të falënderoj të gjithë kryetarët e komunave për personat e riatdhesuar. Gjithashtu, falënderoj gjithë partitë, po edhe OJQ-të dhe mediat”, ka theksuar Thaçi në mbledhjen e Kuvendit.
“Realisht Kosova që një vit e gjysmë apo dy ka qenë e gatshme për t’iu përgjigjur udhërrëfyesit. Ky është lajm edhe pse i vonuar por shumë i mirëpritur, dje është hapur një etapë e re në marrëdhëniet e shtetit të Kosovës me Bashkimin Evropian. Të gjitha përgjegjësit që dalin nga ky proces Qeveria e Kosovës do t’i trajtojë me prioritet më të lartë dhe përkushtim në mënyrë që edhe qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza”, ka thënë Thaçi.
Thaçi tha se Kosova i ka plotësuar tashmë të gjitha kriteret që parashihen për liberalizimin e vizave. Edhe eurokomisionari për Zgjerim, Stefan Fyle, ka konfirmuar se tashmë është hartuar udhërrëfyesi, i cili u është përshtatur rrethanave ekzistuese në Kosovë.
Kryeministri ka folur edhe për Zyrën Administrative në veri të vendit duke thënë se janë tri momente sa i përket veriu. I pari sipas tij, është kur më 25 korrik janë shuar ëndrrat e Serbisë për ndarjen e Kosovës, i dyti organizimi i zgjedhjeve serbe nga
OSBE-ja kur Serbia u deklarua se nuk mund të organizojë zgjedhje në Kosovë.
Dhe momenti i tretë sipas Thaçit është hapja e Zyrës Administrative në veriun e Mitrovicës që do të ketë rol ekzekutiv me 7 drejtori dhe 90 punëtore me mandat ekzekutiv. .
Ndërsa, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, e ka quajtur gabim krijimin e Zyrës Administrative sepse sipas tij Qeveria po mundohet të bëjë garë me Beogradin se kush po ofron shërbime më të mirë për qytetarët në veri. Ai ka thënë se në veri ka nevojë për krijimin e institucioneve kosovare të sigurisë në atë pjesë të vendit.
"Pa shpërbërjen e strukturave paralele të Serbisë, pa arrestimin e krimit të organizuar çdo përpjekje për integrimin mund të mbetet vetëm një dëshirë e mirë", ka thënë deputeti i Vetëvendosjes. Sipas tij, qveria është përcaktuar të zhvillojë negociata për veriun e vendit.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7695
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56