Thaçi e Daçiç, marrëveshje për të
përmbyllur procesin zgjedho
Takimi i ri sot në Bruksel mes kryeministrit serb, Ivica Daçiç dhe atij kosovar, Hashim Thaçi ka përfunduar me një marrëveshje për t’i dhënë fund zgjedhjeve në Kosovë. Do ketë përsëritje votimesh në tre zona të Mitrovicës.
BRUKSEL - Takimi i ri sot në Bruksel, i 18-i mes kryeministrit serb, Ivica Daçiç dhe atij kosovar, Hashim Thaçi me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë europiane, Catherine Ashton ka përfunduar pasdite pas rreth dy orësh bisedime me një marrëveshje për t’i dhënë fund brenda një kohe të shkurtër procesit elektoral në Kosovë pas incidenteve të së dielës në zonat elektorale në veri të Kosovës, në Mitrovicë.
Do ketë përsëritje votimesh në tre zonat e Mitrovicës, të dhunuara nga sulmet e ekstremistëve serbë, të cilët kanë keqtrajtuar të pranishmit dhe kanë shkatërruar materialet elektorale dhe procesin zgjedhor dhe do kërkohet përsëritje e zgjedhjeve përpara 1 dhjetorit, datë në të cilën janë fiksuar balotazhet e zgjedhjeve lokale. Kryeministri serb, Daçiç, i cili gjendej në krah të zëvendësit të tij, Aleksandar Vuçiç, e ka përkufizuar “një sukses” takimin e sotshëm, duke nënvizuar rëndësinë e tyre, edhe sepse përsëritja e votimeve do të mbledhë në votime numrin më të madh të mundshëm të serbëve të Mitrovicës.
''Nëse vendimi i komisionit elektoral për të anuluar dhe përsëritur votimin në tre zona në Mitorvicë do të konfirmohet dhe nëse serbët në veri të Mitrovicës nuk do të mblidhen të shumtë për të votuar, kryebashkiaku i tyre do të jetë një shqiptar'', ka paralajmëruar Daçiç, duke cituar mediat e Beogradit. “Kjo, ka shtuar, mund të krijojë konflikte ndoshta dhe të armatosura dhe në një rast të tillë Serbia s’mund të bëjë shumë. Ja përse - ka thënë - është ekstremisht e rëndësishme përsëritja e votimit, pasi në balotazhin e 1 dhjetorit do të shkojnë në zgjedhje më shumë serbë. Thaçi, nga ana e tij, ka theksuar se përsëritja e votimit do të mbahet brenda datës 1 dhjetor.
''Pas kësaj do kemi lider të rinj, të zgjedhur ligjshmërisht”, ka thënë kryeministri kosovar, i cili është shfaqur i kënaqur nga bisedimet me Daçiç dhe Ashton, në të cilat është folur edhe për zbatimin e marrëveshjes së prillit, në veçanti për tema si doganat, policia dhe drejtësia. ''Të dy palët janë impenjuar për t’i kryer ato në marrëveshje të plotë”.
Ashton nga ana e saj ka vlerësuar zgjedhjet e së dielës në Kosovë për pushtetin komunal si thelbësore për të ardhmen e Kosovës, ndërsa dënoi ashpër incidentet e dhunshme në veriun e Mitrovicës.
“Të gjithë votuesit kanë të drejtë pjesëmarrjeje në zgjedhje në një mjedis të sigurt dhe pa dhunë. Incidentet duhet të hetohen pa vonesë” thuhet në një deklaratë të zonjës Ashton.
Votimet në veriun e Mitrovicësu dëmtuan nga incidentet e së dielës mbrëma, kur persona të maskuar ndërhynë dhe shkatërruan kutitë e votimit në disa vendvotime në veri të Mitrovicës, duke detyruar largimin e komisionit të zgjedhjeve dhe të përfaqësuesve të Misionit të
OSBE-së.
Redaksia Online
(sg/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.1%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5018
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15