Thaçi falenderon ish-sekretarin e
Mbrotjes së SHBA Chuck Hagel

Thaçi falenderon ish-sekretarin e<br />Mbrotjes së SHBA Chuck Hagel
PRISHTINE - Kyeministri Hashim Thaçi ka falënderuar tashmë ish-Sekretarin e amerikan të Mbrojtjes, Chuck Hagel, për shërbimin që i ka dhënë Kosovës gjatë këtyre viteve si ministër i mbrojtjes, por edhe si senator shumëvjeçar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Thaçi ka shprehur mirënjohjen e qeverisë dhe popullit të Kosovës, për kontributin e dhënë që në luftën e vitit 1999 ndaj Serbisë ashtu edhe sot me qëndrimin e tij për prezencën e ushtrisë amerikane në Kosovë, deri në formimin e Forcave të Armatosura kosovare.

"Që më 1999 Hagel ka sponsorizuar rezoluta për bombardimin e Serbisë ndërsa në vitet e fundit ka qëndruar fuqishëm për prezencën ushtarake amerikane aty ku ka nevojë dhe për ndihmë Kosovës deri sa po reformohet nga një importuese e resurseve të sigurisë në një garantuese të stabilitetit rajonal." shkruan Thaçi në Facebook.

Më tej, Thaçi thekson se "një nga detyrat fillestare të qeverisë së re do të jetë edhe përfundimi i procedurave parlamentare për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe përfitimin e marrëdhënieve kontraktuale me NATO".

"Një nga detyrat fillestare të Qeverisë së re do të jetë edhe përfundimi i procedurave parlamentare për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe përfitimin e marrëdhënieve kontraktuale me NATO. Ndihmesa që ka dhënë ish-Sekretari Hagel si senator republikan dhe në kabinetin Obama ka qenë pozitive për Kosovën." vlerëson Thaçi.

Ish-Senatori i Mbrojtjes së SHBA Chuck Hagel u dorëhoq nga posti i tij ditën e djeshme. 

thaci fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës