Thaçi fton investitorët japonezë
që të investojnë në Kosovë

Thaçi fton investitorët japonezë<br />që të investojnë në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite zhvilloi një takim me drejtues të Federatës Japoneze të Biznesit, që përfshin 1300 kompanitë më të fuqishme japoneze, në mesin e të cilave është edhe Toyota. Ai u bëri thirrje investitorëve japonezë që të investojnë në agrokulturë, miniera, në prodhimin e energjisë së pastër, në turizëm dhe fusha të tjera.

Kryeministri Thaçi në takim foli për krijimin e klimës së mirë të sigurisë dhe të infrastrukturës ligjore për investitorët e huaj. 

Sipas një komunikate për media të Qeverisë, në takim morën pjesë rreth dyzet drejtorë, menaxherë dhe specialist të fushës së ekonomisë të firmave më prestigjioze japoneze.

Ky takim do të shërbejë për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit konkret midis Kosovës dhe Japonisë në faza të caktuara.

Për aspekte të veçanta të mundësive së investimit dhe të lehtësirave konkrete në Kosovë, në takim folën edhe ministri i Ministrisë së Financave, Besim Beqaj dhe ai i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, BernardNikaj.

Në takimin e drejtuar nga kryetari i Federatës HiromasaYonekura, delegacioni i kryesuar nga kryeministri Thaçi, përveç ministrave Beqaj dhe Nikaj kishte në përbërje edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliun dhe atë të Odës Amerikanë të Kosovës, Arian Zeka. 

Nëmbrëmje, Kryeministri Thaçi organizoi një pritje për diplomatë të ambasadave të shteteve të ndryshme, të vendosura në Tokyo, si dhe biznesmenë, menaxherë dhe drejtues të ekonomisë japoneze.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Marrë nga Kosova Press

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike