PRISHTINË- Gjashtë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka filluar një kapitull të ri, atë të normalizimit të marrëdhënieve me shtetin fqinj Serbinë. Kështu deklaroi kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e rregullt të Qeverisë.

Ai e njoftoi kabinetin qeveritar me zhvillimet e fundit në Bruksel, respektivisht për takimin që ka zhvilluar me kryeministrin serb, Ivica Daçiç, shkruan “Zëri”. Thaçi ka vlerësuar se marrëveshja për funksionalizimin e sistemit të drejtësisë e arritur gjatë kësaj jave në takimin e radhës në Bruksel, është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe Marrëveshjen e 19 Prillit.
 
Madje, ai ka theksuar se me funksionalizimin e sistemit të drejtësisë, do të ketë një fillim të funksionalizimit të tërësishëm edhe në pjesën veriore të Kosovës.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)