Sipas këtyre burimeve PDK parimisht ka pranuar të heqë dorë nga pozita e kryeparlamentarit dhe drejtimit të qeverisë, me kusht që Blloku ta votojë Hashim Thaçin për president të vendit, pas skadimit të mandatit pesëvjeçar të presidentes Atifetet Jahjaga. Ky burim ka bërë të ditur se PDK-ja po ashtu do të jetë pjesë e pushtetit.
“PDK është e gatshme që të nënshkruajë një marrëveshje të tillë nëse do të merrte premtimin e Bllokut se Hashim Thaçi do të votohej për president, pasi Atifete Jahjagës t’i kalonte mandati në vitin 2016”, ka thënë ky burim për mediat kosovare.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)