Thaçi: Ideja e Shqipërisë së Madhe
një keqkuptim koncepti nga Beogradi

Thaçi: Ideja e Shqipërisë së Madhe<br />një keqkuptim koncepti nga Beogradi
Pak ditë pas reagimit të Brukselit për deklaratave të bëra nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për " bashkim kombëtar të Kosovës dhe të Shqipërisë ", Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në Zagreb gjatë një vizite zyrtare se ideja e Shqipërisë së Madhe është konceptuar në Serbi.

"Idenë e Shqipërisë së Madhe nuk e kanë konceptuar shqiptarët, por armiqtë e tyre,". Kështu shkruante  agjencia e lajmeve ‘Hina’ , duke shtuar se "anëtarësimi në BE është" vullneti dhe dëshira e qytetarëve dhe autoriteteve politike të Kosovës dhe Shqipërisë, është vullneti i të gjithë shqiptarëve. "

Thaçi tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës është duke u zbatuar, dhe është e nevojshme që serbët të integrohen në forcat e policisë lokale në Kosovë, në gjyqësorin dhe në drejtësi, duke deklaruar se "ëndrra e shkëputjes serbe nga Kosova ka përfunduar përgjithmonë ".

Po ashtu agjencia e lajmeve ka shtuar se nuk do të ketë autonomi në atë pjesë të Kosovës, nuk do të ketë as Republikë Serbe në Bosnje Hercegovinë me pjesëmarrje të Kosovës. Përpjekjet e Serbisë për të ndarë Kosovën ishin shumë të rrezikshme, sepse çdo vend në rajon ka një Mitrovicën si e jona. Ndërsa agjencia kroate e lajmeve shkruan se Mitrovica është Kroatisht është një qytet i cili është një simbol i ndarjeve etnike në Kosovë.

"Unë jam i sigurt se herët a vonë Beogradi do ta njohë pavarësinë e krahinës jugore serbe qoftë hap pas hapi, qoftë përmes procesit të pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian ose përmes "një anëtarësimi të njëkohshëm të Kosovës dhe Serbisë për në BE" , u shpreh Hashim Thaçi.

"Nëse Serbia do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian para Kosovës, ky do të jetë një gabim i madh me pasoja historike dhe strategjike për të gjithë rajonin," tha Thaçi, duke theksuar se Serbia si anëtare e BE-së mund të ketë një qëndrim negativ ndaj Kosovës . Ai gjithashtu shtoi se Serbia duhet të ketë sigurinë e BE që io gjithë rajoni në të njëjtën kohë edhe Kosova të bëhen pjesë e BE-së. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi shijon jetën pas ndarjes nga Meta, bën xhiro me makinë rrugëve të Tiranës me kafe në dorë (VIDEO)

Kryemadhi shijon jetën pas ndarjes nga Meta, bën xhiro me makinë rrugëve të Tiranës me kafe në dorë (VIDEO)