Thaçi:Kosova, pjesë e Aleancës për
shkatërrimin e terroristëve të ISIS-it

Thaçi:Kosova, pjesë e Aleancës për<br />shkatërrimin e terroristëve të ISIS-it
Kryeministri në Largim, Hashim Thaçi ka njoftuar se edhe Kosova është pjesë e Aleancës, në krye me SHBA-të, për shkatërrimin e terroristëve të ISIS-it.

“Presidenti Obama shpalosi planin per shkatërrimin e terroristëve të ISIS që nënkupton veprime kundër pjesëtarëve të këtij grupi por edhe ndihmë humanitare popullatës në Irak dhe Siri. Kosova është pjesë e kësaj Aleance botërore që po krijohet për ta luftuar një të keqe të madhe”, shkruan Thaçi në Facebook.

“Qeveria e Kosovës po punon në një paket masash që parandalon shkuarjën e luftëtarëve nga Kosova, veprime ekonomike në krijim të vendeve të reja të punës dhe reforma në arsim. Ne nuk do të ndalemi së punuari për ta cementuari rrugën tonë euro-atlantike që nënkupton edhe kontributin tonë të drejtëpërdrejtë aleatëve historik të Republikës së Kosovës”, përfundon deklarata e tij.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje