Thaçi kthehet në Kosovë,
demantohet bastisja e ROSU

Thaçi kthehet në Kosovë,<br />demantohet bastisja e ROSU
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit të tij nga SHBA-ja foli për mbështetjen që ka marrë nga zyrtarët amerikanë për Kosovën.

Ai tha se qendrimi i SHBA-së është i njejtë me atë të Qeverisë së Kosovës, sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve serbe. Thaçi tha se Serbia, nuk do të mund të organizojë zgjedhje në Kosovë, por do t’i mundësojnë qytetarëve me dy shtetësi të votojnë përmes postës elektronike ose ndonjë objekti statitk të monitoruar nga OSBE-ja.

Kryeministri Thaçi dënoi vrasjen e Selver Haradinajt, i cili u vra në banesën e tij në veriun e Mitrovicës. Ai kerkoi që mos të politizohet vrasja e te ndjerit Selver Haradinaj, por të priten hetimet. Këto komenete Thaçi, i bëri gjatë mbledhjes së ekzekutivit ku edhe konfirmoi se Qeveria ka ndarë 9 mijë e 500 euro për familjen Haradinaj.


“E denojmë fuqishëm vrasjen e Selver Haradinajt, ky është një aktë kriminal. Në motivin qoftë politik apo etnik, drejtësia duhet ta thotë fjalën e vetë. Politika më së paku duhet të flet”, tha Thaçi.

Ndërsa pas mbledhjes së Qeverisë, zv/kryeministri Hajredin Kuqi hodhi poshtë informatën se KFOR-i ka bastisur Njësinë Speciale ROSU. Kuqi, tha se një informacion të tillë nuk e ka ekzekutivi i vendit, por ka shtuar se nëse Qeveria e Kosovës merr vendim për dërgimin e ROSU-së në atë pjesë askush nuk mund ta ndal atë. Ai shtoi se për këtë informacion do të kërkoi sqarime nga KFOR-i dhe EULEX-i

Zv/kryeministri Kuqi ironizon KFOR-in, duke thënë se mund të jetë trembur pas zotimeve të Qeverisë për të vendosur rend dhe ligj në veri të Kosovës

“Atë moment që merr vendim Qeveria e Kosovës, Ministria e Brendshme, komandanti i policisë nuk ka kush që e ndal ROSU-në. Dhe mos të mbaj kush atë mendje që mundet me kriju përshtypje tjetër”, shtoi Kuqi duke i bërë thirrje KFOR-it, që ta kryej detyrën e vet në ndjekje të kriminelëve.

Kuqi nuk e ka mohuar as pohuar një aksion të mundëshëm si ai i 25- korrikut nga qeveria e Kosovës në veri.

Zv/kreyministri Hajredin Kuqi, shtoi se Qeveria e Kosovës është e gatshme të bisedojë me qytetarët e pjesës veriore, por sipas tij asnjëherë me Serbinë. Ai edhe njëherë hodhi poshtë bisedimet për veriun kur tha se nuk kanë qenë e as nuk janë në agjendën e Prishtinës.



Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, tha se lajmi që ka qarkulluar mbrëmë ku thuhej se KFOR-i ka bastisur Njesinë Speciale ROSU nuk është i vertetë, por ai nuk e shpjegoi se pse janë parë pjestarë të KFOR brenda bazës së ROSU dhe përrreth saj.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)