Thaçi: Lajm i mirë për vizat, KE
merr vendimin pas pak ditësh 

Thaçi: Lajm i mirë për vizat, KE<br />merr vendimin pas pak ditësh 
Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon që nuk udhëtojnë pa viza në hapësirën “Schengen”. Por klasa politike, kryesisht mazhoranca është zotuar në përmbushjen e të gjitha detyrimeve të Komisionit Europian, për të përfituar liberalizimin e vizave.
 
Është Presidenti Hashim Thaçi i cili shkruan në Facebook se lajmi i mirë për heqjen e vizave do të vijë shumë shpejt. Sipas tij, KE ka konfirmuar bërjen e detyrave nga Kosova.
 
“Lajmi i mirë për liberalizimin e vizave do të vijë shumë shpejt. Komisioni Europian ka konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret. Prandaj, jemi në pritje të këtij vendimi që do të vijë në ditët në vijim. Kemi mirëkuptim dhe respektojmë procedurat e brendshme të BE-së”, shkruan Thaçi.
 
Një ditë më parë, kryeministri Isa Mustafa zhvilloi takime me përfaqësues të lartë të BE në Bruksel, nga ku mori garancinë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk do të vonojë.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!