Thaçi: Mbledhje edhe me qeverinë
e Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë

Thaçi: Mbledhje edhe me qeverinë<br />e Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë
PRISHTINË - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në takimin e parë të kabinetit qeveritar, pas mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Shqipërisë në Prizren, ka kërkuar nga ministrat përkatës, që kanë nënshkruar marrëveshjet me palën shqiptare, që të hartojnë planet e detajuara për zbatimin e marrëveshjeve. 

Thaçi deklaroi se, implementimi i marrëveshjeve do të shërbejë si shembull dhe nxitje për bashkëpunim të ngjashëm edhe me shtetet tjera të rajonit, fillimisht me një takim të ngjashëm që pritet të zhvillohet me Maqedoninë, pastaj me Malin e Zi. 

Ai ka theksuar se në një perspektivë të normalizimit të thelluar të marrëdhënieve, takim i tillë mund të mbahet edhe me Serbinë. 

“Qeveria e Kosovës takime të tilla do të mbajë edhe me qeveritë e vendeve tjera të rajoni. Tani veç kanë filluar përgatitjet për një mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë. Ndërsa në të ardhmen presim takim edhe me Qeverinë e Malit të Zi  dhe kur të krijohen rrethanat edhe me qeverinë e Serbisë”, ka theksuar kryeministri kosovar. (INA)

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar